#emisioni1: “5 Minuta Kulture”
Talentja e re: NORA Musliu
Moderatore: DARDAN Jusufi dhe MIRJETA Shabani
Kamera dhe montazha: GRANIT Aliu
Autor: Dr. Nazmi Z. Memeti dhe Dr. Hamide Veliu Mehmeti
Shkurt, 2017
Për herë te pare Shmt Presheva – profili mjekesi, organizojnë projektin “5 minuta kulture”.
Vizioni i këtij projekti është zhvillimi i kreativitetit dhe aftësive interpretuese tek të rinjtë e moshës 15-19 vjeç.
Do kemi talent ne:
• Recitim
• Këndim
• Humor
• Vizatim
• etj
Grupi punues synon gjallërimin e jetës kulturore – artistike, nxitjen, promovimin e talenteve të reja dhe inkurajimin i krijuesve të rinj të shkollave të mesme. Ky projekt ndihmon gjithashtu në diversitetin social – kulturor, edukimin dhe argëtimin e të rinjve për të kontribuar në luftën ndaj disa fenomeneve sociale negative.
Ky projekt ka si objektiva kryesore:
• Nxitjen dhe inkurajimin e krijuesve të rinj të shkollave të mesme;
• Gjallërimi i jetës kulturore – artistike nëpërmjet zhvillimit artistik;
• Zhvilimi i edukimit në fuqizimin e luftës ndaj alkoolit, drogës, duhanit, dhunës si dhe fenomeneve të tjera negative;
• Promovimin e talenteve të reja dhe zhvillimin e tyre;
• Zhvillimin e nje tradite te puneve te mira nga maturantet.
Me respekt,
Ekipi realizues
“5 minuta kulture”