LajmeReligjioni

Vizitë historike e Kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë diasporës në Belgjikë (Foto)

Me ftesë të vëllezërve tanë në Diasporë,Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë,Sevdail ef Jakupi me bashkëpunëtorë më 17,18 dhe 19 Shkurt  ishte për  vizitë  në Belgjikë.

Vizitat ishin të fokusura kryesisht në Xhamitë,me Imamët, xhematin si dhe klubet dhe shoqatat shqiptare që funskionojnë  në Diasporë.

Me gjithë kundërshtimin e disa të dashuruarve pas Sanxhakut,u paraqit përfundimisht përkrahja e parezervë e Diasporës tonë në Belgjikë për mbështetjen e plotë të KBI-së në Preshevë dhe mbajtjen e mëtutjeshme të lidhejve tona me Bashkësinë islame të KOSOVËS.

Vizita e parë filloi në “Xhaminë e Besimit” në Bruksel me Imamin e Xhamisë Nuhi ef Shaqiri i cili bëri një pritje vëllazërore për vet faktin se përherë të parë pas 25 vite si Imam i kësaj Xhamie, Kryetari i KBI-së në Preshevë i bënë vizitë kësaj Xhamie dhe xhematit të saj.

Pas takimit me Imamin e Xhamisë,Kryetari i Kbi-së mbajti ligjëratën e tij para namazit të Xhumasë pranë Xhematit të kësaj xhamie.                                                                                         Përveç  tjerash Kryetari  i Kbi-së,i falenderoi organizatorët,Imamin si dhe Xhematin për pritjen madhështore që i bënë.Hutben e Xhumasë e mbajti bashkëpuntori i tij i cili i krahas hutbes i falenderoi bashkatdhetarët  për kontributet  e ndryshme që po i bënë Diaspora, e në veçanti për Vitrat,Zeqatin,Kurbanat,etj e që po përcillen përmes Kbi-së Preshevë.

Pas faljes së namazit të Xhumasë, bisedat ishin shumë të hapura dhe vëllazërore me bashkatëdhtarët për vet faktin se për herë të parë në histori, një Kryetarë i Kbi-së në Preshevë bënë vizitë në këtë vend. Krahas vizitës në Xhami gjatë kësaj dite Kryetari i Kbi-së pati rastin që të bëjë disa vizita tjera,e njëra ndër to ishte Shoqata Flamuri. Meqë kjo ditë përkoi me 17 Shkurtin, ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ishin momente gëzimi, e që më tepër i bëri të gëzuar valvitjet e Flamujve Kombëtarë në këtë zonë të banuar me shqipëtarë.

Më 18 Shkurt 2017, Krytari i Kbi-së vazhdoi vizitën e dytë në” Xhamin e  Xhumasë” në Bruksel. Aty u pritën nga Imami i Xhamisë Tasim ef Ramadanin dhe xhemati të cilët shprehën falenderim  dhe rrespekt për vizitën që po ia bëjnë kësaj Xhamie.Pas namazit të drekës pasoi tribuna , e më pas edhe bisedat e lira të ndërsjella.

Kryetari i KBI-së i njoftoi bashkatdhetarët për punët dhe aktivitetet e ndryshme që po bëhen në kuadër të Këshillit,e në  veçanti për Shkollën e Hifzit që funksionon në kuadër të KBI-së Preshevë dhe hapjen në ditët në vazhdim të -Çerdhes për fëmijë- në kuadër të KBI-së Preshevë.

Interesimi i bashkatdhetarëve ishte që në të ardhmen të vazhdoj bashkëpunimi mes KBI-së dhe dhe Diasporës sonë në Belgjik.

Mbas vizitës së Xhamisë së Xhumasë,Kryetari i Kbi-së vizitoi Shoqatën Shpresa e Re,ku u bisedua rreth aktiviteve të shoqatës dhe jetës së bashkëatdhetarëve në Diasporë dhe aktiviteteve që po i bënë Kbi në Preshevë.

Më 19.02.2016 ,Kryetari i Kbi-së  bëri vizitë në Xhamin Shqipëtare në Namur.

Pritja ishte vëllazërore nga imami i xhamisë ,Hoxhë Avni Dobra dhe këshilli i xhamisë në Namur , të cilët edhe falenderuan  Kryetarin e Kbi-së për vizitën që po ua bënë kësaj xhamie.

Imami i nderuar e njoftoi Kryetarin për aktivitetet e xhamisë,e njëra ndër to ishte blerja e truallit për ndërtimin e Xhamisë së re.Takimi me bashkëatdhetarë filloi mbas faljes së namazit të drekës,dhe më pas bisedat e lira ishin në një atmosferë shumë vëllazërore.

Po në këtë ditë Kryetari i Kbi-së i bëri një vizitë edhe Shoqatës “Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit” me ç’rast u takua me Kryetarin e Degës në Belgjik Hafëz Hajrullahun dhe Sekretarin e saj Rashid Rexhepin.

Kryetari i QSA-së e njohtoi Kryetarin e KBI-së  për për punën dhe aktivitetin që e bënë dhe krahas saj ndihmat që po dërgohen në popullatën e Luginës së Preshevës.

Kryetari Kbi-së u nda i kënaqur me  bashatdhetarët për takimet që u realizuan.

Interesimi i Kbi-së dhe bashkëatdhetarëve tanë është që të vazhdohet me bashkëpunim ,se kjo është rruga që na ruan traditën tonë fetare që e kemi trashëguar brez pas brezi. Të gjitha aktivitetet që mirren përmes Kbi-së kanë përqëllim ta arrijmë kënaqësin e Allahut xh.sh si në këtë jetë ,po ashtu edhe në botën tjetër.

Related Articles

Back to top button