Lajme

Slogani: “Shpëtimi”, Krimi dhe Ndryshimi…

Mos – tolerimi i kryetarit aktual të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, për keqpërdorimin e parasë publike e detyroi kryesinë e Partisë për Veprim Demokratik, të votoj për prishje të koalicionit qeverisës, të dalë nga zgjedhjet e prillit, të vitit të kaluar.

Edhe për kundër asaj që PVD kishte moton ne jemi “Shpëtimi”, po del se dëshira dhe epshi i tyre për pushtet nuk kanë të ndalur. Përmes “Shpëtimit”, ata po mundohen ta favorizojnë krimin e organizuar financiar, për t’i ngopur apetitet e militantëve partiakë, klanor e farefisnor, duke votuar prishjen e koalicionit qeverisës me Shqiprim Arifin e Alternativës për Ndryshim, pa mbushur akoma një vit nga zgjedhjet e kaluara.

Mirëpo, edhe për kundër votimit për prishje të koalicionit, PVD nuk ka guximin të del me deklaratë për opinionin se është prishur koalicioni, pasi që si duke i ka hasur ‘sharra në gozhdë’.

Mos – deklarimi i Riza Halimit të “shenjtë” ose më mirë të themi Mao Ce Tungit të Luginës, vjen si pasojë për të lënë derën hapur se nëse nuk mund të realizoj dëshirën me grupet fraksioniste atëherë Rizai prapë do të kthehet me metodat komuniste pranë Shqiprim Arifit kinse “kryesia ka punën e vetë ndërsa unë time dhe koalicioni do të vazhdojë”.

Çarshia në Preshevë, flet hapur se Rizaja për “një plesht e djeg jorganin”. Ai, pesë para s’i jep pse shokët e tij të idealit i djeg në garat për udhëheqës vetë pse janë katundarë, duke degraduar figura të ndritura të lëvizjes politike. Bile, as nuk skuqet nëse dikujt i premton poste udhëheqëse dhe i bie pishman sikur se edhe po bënë me zëvendës kryetarin Xhela Memeti. Me këto “kerefeke” Rizaja edhe më tej do ta thelloj krizën në PVD dhe deri në përfundimin e garave në këtë subjekt për kryetar komune do ta fundos të tërën me klanin e tij komunist.

Alternativa për Ndryshim me kryetar Shqiprim Arifin ka treguar profesionalizëm dhe respekt për gjithë qytetarët, duke mos lënë keqpërdorime, abuzime dhe krimin administrativ dhe financiar, duke ju qëndruar besnik popullatës.

Nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme tani elektorati mund të vetëdijesohet e pastrohet. Pasi që këtij subjekti (APN-së) do t’i rrinë besnik njerëzit që i deshën të mirën vendit, ndërsa do të largonte ata të cilët kanë pasur si opsion Alternativa për Punësim.

Me shpresë se APN, do të jetë forca kryesore politike në Preshevë,
Qendra për Hulumtim dhe Monitorim

Related Articles

Back to top button