Lajme

Mediat serbe: Skandal, Nishani në Tërnoc të madh pritet me këngë “Kosova është Shqipëri”

Presidenti Bujar Nishani ka vizituar sot Preshevën, një vizitë e shënuar pas 69 vitesh nga një president shqiptar.

Nishani u prit me entuziazëm dhe me flamuj kuq e zi gjatë vizitës në luginën e Preshevës.

Vizita u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, me rreth 300 forca policore përfshirë snajperistë. Vizita u konsiderua si historike pasi mori vëmendjen e madhe të mediave, pasi në Bujanovc ishin të pranishëm rreth 300 gazetarë.

Kjo vizitë mori edhe vëmendjen e medias serbe, e cila e cilëson skandaloze pritjen e Nishanit.

Më saktë është gazeta “Kurir” ajo që e ka quajtur si skandal pritjen e Bujar Nishanit, me këngët “Kosova është Shqipëri”.

Kjo gazetë tregon për mënyrën e pritjes së Nishanit nga shumë qytetarë rrugës dhe programin artistik të përgatitur nga shkolla fillore “Muharrem Hadria” në këtë qytet.

Gjatë ditës ka pasur edhe deklarime nga zyrtarët serbë, që akuzuan drejtuesit e kësaj komune që nuk e lëshuan himnin e Serbisë gjatë pritjes që iu bë Presidentit shqiptar.

Related Articles

Back to top button