Lajme

Preshevë bie pushteti, prishet koalicioni APN-PVD, nesër në ora 14:00 mbahet seanca për shkarkimin e kryetarit të komunës

Koalicioni APN-PVD është prishur për shkak të mosmarrveshjeve mes dy partive Alternativës për Ndryshim që udhëhiqet nga Shqiprim Arifi dhe Partisë për Veprim Demokratik që udhëhiqet nga Riza Halimi.

Burime konfidenciale konfirmuan për Presheva.AL se tashmë janë zhvilluar takimet mbrenda të dyja partive dhe është arritur marrveshja ç’ka çon në shembjen e këtij koalicioni.

Sipas burimit PVD ka sigurar 22 “gishta” dhe do të hyjë në koalicion me grupin e ndarë të PDSH-së, BDL-në dhe UDSH-në.

Marrveshja e re e PVD-së pritet të zyrtarizohet nesra ku në ora 14:00 është thirrur seanca e Kuvendit Komunal të Preshevës, seanca pritet të jetë e tensionuar pas lëvizjeve të fundit politike që kanë ndodhur në vendin tonë. Presheva.AL

Seanca do të ketë këtë rend dite:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit mbi shkarkimin e kryetarit të Komunës,
2. Shkarkimi i kryetarit të komunës,
3.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për shkarkimin e zëvendës kryetarit të Kuvendit,
4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për zgjedhjen e zëvëndës kryetarit të Kuvendit,
5. Konstatimi i dorëheqjes së kryetares së Kuvendit,
6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit,
7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për zgjedhjen e kryetarit të Komunës,
8. Verifikimi i mandatit të këshilltarit të ri.

Related Articles

Back to top button