Ardita Sinani mysafire në seancën e veçantë parlamentare për gratë deputete dhe fuqizimin e rolit të gruas në jetën politike dhe shoqërore
Kryetari Veseli me këtë rast ju drejtua të pranishëve ku deklaroi: “Fuqizimi i grave është proces nga i cili varen të gjitha proceset tjera vitale të shtetit , në rradhë të parë zhvillimi ekonomik, edukimi i të rinjve dhe demokratizimi i shoqërisë në përgjithësi. Është një parim i njohur se nuk ka shoqëri të emancipuar pa emancipimin e grave, por që të arrihet ky emancipim na duhen politika të qarta dhe të vendosura që stimulojnë gjithpërfshirjen e grave në jetën publike, në politikë, ekonomi dhe sisteme të edukimit”, tha Veseli.
Veseli tha se barazia gjinore nuk është çështje e retorikës ditore politike e as standard formal apo dekorativ për të përmirësuar imazhin e këtij apo atij subjekti.
Ndërsa kryetarja e Komunës së Preshevës Ardita Sinani para deputeteve deklaroi: TË NDERUARA DEPUTETE, TE NDERUAR TE PRANISHEM
ME LEJONI QË TË SHFRYTZOJ NGA RASTI DHE TË JU FALEMNDEROJ PËR KËNAQËSINË QË MA KENI DHËNË DUKE MË FTUAR TË MARRË PJESË NË KËTË SEANCË ME RËNDËSI TË VEÇANTË NË LUFTËN TONË TË PËRBASHKËT DREJTE AVANCIMT TË POZITËS SË FEMRËS NË SHOQËRI.
SOT MES NESH SHOHIM NJË NUMËR TË MADH TË PËRFAQËSIMIT TË DENJË TË FEMRËS NË SHUMË PROCESE ME RËNDËSI PËR ZHVILLIMIN E SHOQËRISË DHE VENDIT KU JETOJMË, GJË QË NA OBLIGON EDHE MË TUTJE PËRMES PËRFSHIRJES ME PËRKUSHTIM MAKSIMAL TË VAZHDOJMË LUFTËN PËR TË DREJTAT TONA.
NJËHERIT TË MUNDOHEMI QË RËNDËSIA E FEMRËS MOS TË SHIHET VETËM SI SHTYLLË E NJË FAMILJE POR EDHE E SHOQËRISË DHE TE GJITHA PROCESEVE POLITIKE E SHOQËRORE. FEMRA CDO HERE ESHTE RRESHTUAR PERBALLE SAKRIFICES SI NENE, SI INTELEKTUALE, ORGANIZATORE E UDHEHEQESE INSTITUCIONESH.
PRANDAJ AFTESIMI, TRAJNIMET E NDRYSHME, ZGJERIMI I NJOHURIVE DUHET TE JENE SHTYTES KRYESOR QE I BEJNE THIRRJE GRAVE PER PERFSHIRJE.KJO DUHET TE NA JAPE KURAJO TE LUFTOJME PER NJERA TJETREN DHE PER VETEN, TE JEMI AKTIVE DHE ZE I FUQISHEM NE VENDIMMARRJE.
TE MOS TERHIQEMI PARA PENGESAVE QE MUND TI KEMI QOFTE NGA PERPLASJA MIDIS BREZAVE APO GJINIVE.
NJË FAKTOR SHUMË I RËNDËSISHËM NË REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË BARABARTA MES GJINIVE DHE AVANCIMIT TË POZITËS SË FEMRËS NË SHOQËRI PADYSHIM ËSHTË PAVARSIA FINANCIARE E FEMRËS. REALIZIMI I PLOTË I BUXHETIMIT GJINORË ËSHTË FITORJA E RRADHËS DHE ME RËNDËSI TË VEÇANTË NË LUFTËN TONË TË PËRBASHKËT.
BUXHETIMI GJINOR DO TË JETË EDHE SI GARANCA PËR TË SIGURUAR PLANIFIKIM TË BARABARTE MES GJINIVE NË ÇDO SEGMENT TË INSTITUCIONEVE SHTETËRORE DHE CIVILE PADYSHIM SE DO TË PROMOVOJË EDHE MË TEPËR POZITËN E FEMRËS DHE AVANCIMIN E SAJ PËRMES PUNËSIMIT, ANGAZHIMIT APO TRAJTIMIT SI BASHKËPUNTOR TË BARABARTE DHE TË OBLIGUAR.
UNË FTOJ TË GJITHA INSTITUCIONET RELEVANTE, ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE DHE TË GJITHA MEDIAT QË SA MË SHUMË TË KONTRIBOJNË NË REALIZIMIN DHE IMPLEMENTIMIN E ÇDO GERME QË PARASHEH BUXHETIMI GJINOR DUKE KONTRIBUAR KËSHTU NË POZITËN E FEMRËS NË TË ARDHMEN QOFTE AJO NËNA, MOTRA, MËSUESJA APO EDHE UDHËHEQSJA JONË.
SI KRYETARE E KOMUNËS SË PRESHEVËS UNE NË NIVEL DITOR MUNDOHEM QË TË PUNOJ DHE KONTRIBOJ MAKSIMALISHT NË FAVORIZIMIN E FEMRËS. KËSHTU BESOJ SE BASHKËPUNIMI MES KOMUNËS SË PRESHEVËS DHE GRUPIT TË GRAVE DEPUTETE ËSHTË I PAZAVENDËSUESHËM DHE ÇDO DITË E MË SHUMË I NEVOJSHËM.
KJO SEANCË ËSHTË VETËM FILLIMI KËTIJ BASHKËPUNIMI, POR ME PUNËN DHE KONTRIBUTIN E PËRBASHKËT TË PËRDITSHËM BESOJ QË DO TË TAKOHEMI DHE FLASIM EDHE PER FITORE DHE SUKSESE TË RRADHËS NË LUFTËN TONË TË PËRBASHKËT.
JU FALEMINDERIT DHE PUNË TË MBARË KËSAJ SEANCE