Kryetarja Sinani takon drejtorin e N.P. “MORAVICA”
Me ftesë të kryetares së Preshevës, znj.Ardita Sinani dje u realizua takimi me udhëheqësin e Ndërmarrjes Publike “Moravica”, z.Gazmend Aliu.
Në këtë takim përveç njohjes me gjendjen dhe arritjet e deritanishme të NP “Moravica” gjithashtu u diskutua edhe për hapat e nevojshëm në punën e mëtutjeshme me qëllim të sigurimit të vazhdueshmërisë së tempos në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore të kësaj ndërmarrje drejt qytetarëve.
Përveç tjerash në takim kryetarja Sinani dhe drejtori i kësaj ndërmarrje u dakorduan për një bashkëpunim të sinqert e të vazhdueshëm duke asgjësuar çdo pengesë pas ndryshimit të udhëheqjes së pushtetit lokal në Preshevë. Vlen të theksohet se të hënën, me datë 27 mars, do të zhvillohet takim trepalësh mes kryetares së komunës, drejtorit të NP “Moravicës” dhe përfaqësuesve të UNDP-së.