Kuadro joprofesionale dhe partiake ne shkollat e Presheves. Kjo eshte lista (Dokument)
Gjendja e rënde kronike e shkollave shqipe në Komunën e Preshevës është theksuar disa herë nga liderët politik në emisione të ndryshme debative. Infrastruktuara dhe mungesa e kuadrove profesionale në shkolla mbetet një nga problemet më të mëdha të sistemit arsimor shqip në Komunën e Preshevës.
Pas një hulumtimi të presheva.com, kemi siguruar dhe publikojm për herë të parë listen e kuadrove joprofesionale në Shkollen e mesme «Skenderbeu» në Preshevë si dhe shkollen fillore «9 maji» në Leran. Bëhet fjalë për profesor apo arsimtarë të cilët mësojnë nxënësit edhe pse nuk janë të kualifikuar për lënden përkatëse, shembull konkret profesor i lëndës së kimisë jep mësim në lënden e gjuhës serbe.
Në dokumentin e nënshkruar nga drejtori i shkolles së mesme «Skenderbeu» Nader Sadiku, shef i këshilltarëve të PVD-së si dhe funksionar i lartë i kësaj Partie, në vitin shkollor 2016-2017 në lënden e gjuhës serbe janë angazhuar gjithsej 9 profesorë të cilët 8 prej tyre nuk janë kuadër profesional. Mesimi i akumuluar i kuadrove joprofesionale në shkollen e mesme «Skenderbeu» arrijnë gjithsej 58 orë të lëndes në fjalë.
Ndërkaq në shkollen fillore «9 maji» në Leran, drejtori Rami Hyseni ka faktizuar se këtë shkollë janë të angazhuar 7 arsimtarë nga të cilët 5 prej tyre nuk janë kuadro profesionale. Nxënësit e shkollës fillore në fjalë mësojnë gjithsej 36 orë nga persona të pakualifikuar.
Se në çfarë kriterie profesionale janë punësuar personat në fjalë, kjo nuk është bërë e ditur nga drejtuesit e këtyre shkollave. Ndërsa burime tona anonime kanë vertetuar për opinionin e gjërë se në shkollen e mesme «Skenderbeu» në Preshevë kemi të bëjmë me kuadro joprofesionale të cilat vijnë nga rradhet e PVD-së, kurse në shkollen fillore «9 maji» në Leran, janë persona të përafërt me PDSH-në.
Presheva.com gjatë ditëve të ardhshme do të publikojë ekskluzivisht listat të lëndëve tjera të cilët mësohen nga mesimëdhënes të pakualifikuar në lëndet përkatëse.