Qytetarët nga Lugina që jetojnë në Kosovë nuk do të paguajnë më 6000€ por 1000€ për lejeqëndrim dhe letërnjoftim
Me iniciativën e Lëvizjes Vatra, është arritur mirëkuptimi që qytetarët e Luginës së Preshevës të vendosur në R.Kosovës, tani më nuk do të paguajnë 6000 mijë euro për lejeqëndrim dhe letërnjoftim por 1000 mijë euro.
Ne si Lëvizje kemi kërkuar zbutjen dhe mirëkuptimin para 6 muajve lidhur me kriteret e rënda që janë për tu pajisur me lejeqëndrim ose letërnjoftim të Republikës së Kosovës. ”Pasaporta legale” dhe ”të posedosh 6000 € në xhirollogari” ishin dy problemet kyqe për të aplikuar të cilën nuk mund ta realizonin qytetarët tanë. Tasht e 5 muaj ky kriter është zbutur nga 6000 € në 1000 €. Kjo është një arritje mirëpo kriteri më i vështirë ”pasaportë legale nga sërbia” vazhdon të mbetet problem kyq për 3000 qytetarët e malësisë së Bujanocit që jetojnë në Republikën e Kosovës dhe nuk mund të aplikojnë për shtetësi, as në Kosovë e as në Sërbi. Shpresojm se edhe ky kriter të zbutet dhe zëvendësohet me ndonjë dokument tjetër siç edhe kemi sygjeruar dhe kërkuar vazhdimisht në ”Zyrën për të huajt” dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Lëvizja Qytetare Vatra
Gjilan