Kompania “Solid” investon ne Presheve, koalicioni qeverises heshte!?
Pranim-dorëzimi i objektit “Çik” nga kompanija Solid për hapjen e fabrikës për prodhimin e këpuceve, ka pasur një rezonancë të gjërë pozitive nga qytetarët e Komunës së Preshevës. Pronari i kompanisë „Solid“ Shefqet Kuçi nga Suhareka së bashku me përfaqësuesin e Agjensionit për Falimentim Mirko Borovçan kanë nënshkruar marrëveshjen për pranimin e objektit të „çik“ në të cilën do të hapen repartet prodhuese të këpucve.
Në dekadat e fundit nuk ka pasur ndonjë investim nga jashtë prandaj kjo ditë është konsideruar si një gezim kolektiv mbarë shqiptare për zhvillimin e sferave vitale për Komunën e Preshevës. Kjo ishte shfaqur edhe në rrjetin social Facebook. Madje ky lajm për hapin e parë të zhvillimit ekonomik në Komunën e Preshevës vetëm përmes facebook kishte arritur mbi 250 mijë persona brenda 24 orëve. Qytetari N.B e ka cilësuar hapjen e fabrikës „Solid“ si lajm i më i mirë i dekadave të fundit. Ndërsa G.P. nga Presheva ka uruar për këtë iniciativë dhe ka shpresuar se sëpaku për rininë të përmisohet gjendja.
Investimet e kompanisë «Solid» kanë hasur në heshtje të pushtetit aktual, pasi gjer më tani nuk ka pasur ndonjë prononcim apo kumtesë zyrtare lidhur hapjen e kompanisë së këpucëve «Solid» në Preshevë. Po të njejten ditë kryetarja e Komunes Ardita Sinani si dhe kryetari i Kuvendit Sami Salihu patën takim me deputetin e vetëm shqiptarë në kuvendin serb Fatmir Hasani si dhe kryetarin e komunes se Bujanocit Shaip Kamberi, ku ishte prezent edhe kryetari i PVD-së Riza Halimi. Gjithashtu mediat dhe portalet e pushtetit lokal kanë bojkotuar tërësisht lajmin për investimin e kompanisë «Solid» në Preshevë. Por jo edhe nga disa këshilltarë dhe antarë të këshillit komunalë nga subjekti PVD nëpermjet rrjetit social facebook. Disa prej tyre përmes postimeve private kanë hapur akuza të pabaza lidhur me investimet, gjithashtu kanë shpërndarë lajme negative të publikuara vite më parë në portalet e Kosovës lidhje me kompaninë në fjalë, të cilët ishin dementuar zyrtarisht nga udhëheqësit e kësaj kompanije si akuza plotësisht të pabaza dhe qëllimkeqe.
Burime brenda APN-së kanë se udhëheqësit e kësaj Partie kanë shqyrtuar mundesin për tërheqjen e APN-së nga bashkë-prezentimi publik me kompanijen në fjalë, pasi kanë përshtypjen se pushteti i tanishem mund të keqperdorin rastin politikisht duke mos dhënë përkrahje administrative kompanisë „Solid“.
Në muajin e ardhshem fillon revitalizimi i objektit „çik“ ku sipas një prononcimi për presheva.com pronari Kuçi ka bërë të ditur se në fillim të punësohen rreth 80 persona, ndërsa numri i të punësuarve shume shpejt do të shkoj deri në 250 punëtorë.