Lajme

Valbona Dalipi nuk do ndalem me kaq

Modelja preshevare tashmë e njohur, Valbona Dalipi në një rrëfim ekskluziv për AktivPress, tregon rreth eksperiencës së saj në modelizëm, angazhimet aktuale dhe planet për të ardhmen.

Ajo thotë se eksperienca e saj në fushën e modës merr zanafillë në pasionin e madh për modën e për artin në përgjithësi.

“Ka mjaftuar një kohë e shkurtër ku të dilja përpara aparatit e të pozoja për firma të ndryshme si imazh”, thotë Valbona.

Arritjen më të madhe, ajo e konsideron përfaqësimin si një ndër imazhet kryesore të agjensisë më të madhe të modës, “Moda City”.

Për këtë ajo falenderon producentin e kësaj shtëpie mode e që është njëkohësisht menaxheri i saj, Dashnor Asllani ku sipas saj ka bërë që “boom-i” në botën e show bizz-it të jetë i garantuar në një kohë kaq të shkurtër.

Valbona thotë se nuk ka për tu ndalur me kaq sepse dëshira dhe pasioni i pafundëm shumë shpejt do ti japin mundësinë ta shoh veten në pasarelat më të mëdha ndërkombëtare.

Related Articles

Back to top button