Reagim nga USLPM për bursat e ndara nga Komuna e Preshevës

Unioni Studentor i Luginës së Preshevës në Maqedoni në nëntor të vitit 2016 kishte ngritur shqetsimin e tyre lidhur me ndarjen e bursave për studentët duke ia drejtuar kërkesën për ndryshimin dhe shqyrtimin Komunës së Preshevës, shkruan Presheva.AL
Ata me kërkesën patën hartuar edhe një procedurë aplikuese në bazë të cilës do të plotësohen kriteret për dhënien e barusave, mirëpo kjo kërkesë as që u morr parasysh.
(Lexo reagimin dhe kërkesën të bërë nga USLPM në Nëntor të vitit 2016)
Pas publikimit të listës së studentëve të cilët kanë përfituar bursat nga Komuna e Preshevës – Fondi Humanitar, i menjëhershëm ka qenë reagimi i USLPM-së duke sqaruar se edhe këtë vit duken qartë padrejtësitë e bëra dhe mënyra jo korrekte e dhënies së bursave.
Studentë që studiojnë nëpër Univerzitete private si dhe ata që para shumë vitesh kanë mbaruar studimet, vazhdohet t’ju jepet bursë, ndonëse kjo nuk bie në përputhshmëri me ligjin aspak!
Emrat e listuar të buristëve, mbeten fakt i gjallë që dëshmojnë punën e përlyer dhe joprofesionale të pjesëtarëve të fondit, si dhe të gjithë atyre që luajnë rol kyç në përzgjedhjen e emrave.
Kanë reaguar përfaqësuesit e USLPM-së në faqen zyrtare në Facebook. Presheva.AL