Lajme

Tragjedi në Bujanoc: Humb jetën në vendin e punës i riu Shuajb Kadriju (24) nga Samolica

Siç mëson jo zyrtarisht Lugina-Lajm, i riu Shuajb Kadriju nga fshati Samolicë e komunës së Bujanocit, ka humbur jetën deri sa po punonte me vinç, dhe një pjesë e vinçit është shkëputur nga boshti.

Ngjarja e tmerrshme, ka ndodhur në mbrëmjen e së mërkures, rreth orës 19:00, ku i riu Shuajb Kadriju, po punonte në kompaninë familjare “Abi Com”, e cila krahas depove të material për ndërtim, ajo merret edhe me prodhimin e betonit të gatshëm.

I ndjeri ishte 24 vjeç, dhe gjatë ditës pritet të bëhet edhe varrimi i tij.

Related Articles

Back to top button