Lajme

Ateizmi po zhduket, krishterizmi po zvogëlohet, deri në vitin 2075 Islami feja më e madhe në botë

Pritet që numri i foshnjave të lindura në familjet myslimane për dy dekada të tejkalojë numrin e foshnjave prindërit e të cilëve janë të krishterë, që do të thotë se deri në vitin 2075, Islami do të bëhet feja më e madhe në botë, kanë treguar të dhënat e reja nga qendra për hulumtime “Pew Research Center”.

Në botë është reduktuar përqindja e njerëzve pa përkatësi fetare, për shkak të rënies së natalitetit të tyre shkruan “The Guardian”. Rezultatet tregojnë ndryshime modeste, por të rëndësishme demografike, kur është fjala për fenë në dekadat e ardhshme, pasi që numri i banorëve në jug të planetit po vazhdon të rritet me shpejtësi, dhe popullsia e krishterë në Evropë, po vjetrohet dhe po vdes.

Është vlerësuar se nga numri i përgjithshëm i lindjeve nga viti 2010 deri në vitin 2015, 31 për qind e tyre kanë prindërit e fesë islame, e cila është shumë më shumë në krahasim me 24 për qind pjesëmarrje të popullsisë myslimane në botë, në të njëjtën periudhë në familjet e krishtera në botë kanë lindur 33 për qind e fëmijëve, që është pak në krahasim me 31 për qind të të krishterëve në popullsinë globale.

Kjo do të ndryshohet për shkak të një popullsie relativisht të re në vendet myslimane dhe normat e tyre të larta të fertilitetit.

Është vlerësuar se në mes të viteve 2030 dhe 2035 në familjet myslimane do të lindin më shumë fëmijë në krahasim me të krishterët (225 milionë në 224 milionë) ndërsa në periudhën nga viti 2055 në 2060, ky ndryshim do të jetë gjashtë milionë (232 milionë në 226 milionë).

Ndërkohë, në mesin e të krishterëve në Evropë, shkalla e vdekshmërisë tejkalon numrin e lindjeve. Në Gjermani, nga viti 2010 deri në vitin 2015 numri i njerëzve të vdekur është më i lartë me rreth 1,4 milionë, krahasuar me numrin e lindjeve në mesin e të krishterëve, dhe pritet që kjo situatë të zgjasë në Evropë edhe në dekadat e ardhshme.

Deri në vitin 2055 ose 2060, nëntë për qind e foshnjave të lindur në mbarë botën do të jenë nga gra pa përkatësi fetare, ndërsa më shumë se 70 për qind e foshnjave të lindur do të jenë nga gratë myslimane (36 për qind), kurse nga feja e krishterë (35 për qind), sipas “The Guardian”.

Analiza nuk supozon se të gjithë fëmijët do të mbajnë besimin e prindërve të tyre, por modelet e ndryshimit janë komplekse dhe të ndryshme, thuhet në hulumtim.

Related Articles

Back to top button