Lajme

Ministria e ekonomise se Serbise: Riza Halimi tentoi ta pengoj hapjen e fabrikes “Solid” (Video)

Kryetari i PVD-së Riza Halimi ka intervenuar në Agjensionin për falimentim rreth kompanisë «Solid» duke kundërshtuar hapjen e saj, pasi sipas tij investitorët e kësaj kompanije janë të dyshimtë.

Skandali i publikuar më herët në mediat lokale ka pasur një rezonancë të gjerë në Luginën e Preshevës.

Faktin se Riza Halimi, kryetar i PVD-së ka pasur shqetësime duke intervenuar kundër kompanisë “Solid” e ka faktizuar edhe sekretari i parë shtetërorë në Ministrinë e Ekonomisë Dragan Stevanoviç.

Ai në intervsitën dhënë RTV Spektri ka pohuar se përfaqësuesit e komunës së Preshevës kanë tentuar ta ndalojnë këtë projekt.

Një pjesë e intervistës:

Kur jemi tek ky investitori, ku shihet që në terren ka filluar të punojë diçka konkrete, të funksionojë SOLID-i nga Suhareka, edhe vet e theksuat që pushteti i kaluar në Preshevë të udhëhequr nga Shqiprim Arifi ka qenë shumë konstruktiv dhe komunikativ me institucionet gjegjëse të Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe duke i falënderuar kësaj tashmë kemi rezultat konkret në terren.

Sa janë të vërteta bisedat dhe përfoljet nga burime jo të besueshme që pushteti i tanishëm i cili e largoi pushtetin e kaluar të udhëhequr nga Shqiprimi, që në ndërkohë ka tentuar të sabotojë apo të frenojë investimin?

Dragan Stevanoviq: Po. Kanë tentuar të ndalojnë. Përfaqësuesit – nuk e di saktë kush, por përfaqësuesit e pushtetit lokal kanë thirrur të besuarin e Agjencionit për liçencimin e udhëheqësve për falimentim dhe kanë tentuar t’a ndalojnë këtë projekt për të cilin po flasim.

Intervistuesi: Po mendoni për pushtetin e tanishëm?!

Dragan Stevanoviq: Pushteti aktual.

Intervistuesi: Riza Halimi?

Dragan Stevanoviq: Riza Halimi. Paraprakisht mendoj që nuk do të më keqkuptoni nëse nuk ia mbaj mend emrin kryetares së re të komunës – Ardita Sinanit.

Ajo ka qenë në Ministrinë e ekonomisë. Ka biseduar edhe për disa tema tjera jo vetëm për këtë, por ajo që është e vërtetë është që ka tentuar të bëjë presion ndaj falimentimit, gjegjësisht ndaj përfaqësuesit të Agjencionit – përfaqësuesit gjegjësisht të besuarin e Agjencionit për liçencimin e udhëheqësve për falimentim që KY PROJEKT TË NDALOHET dhe të shihet se SI, ÇKA dhe RRETH ÇKAFIT KA TË BËJË?

Pushteti lokal në këtë kontekst absolutisht nuk ka kurrëfarë kompetencash.
Dhe në përputhshmëri më këtë dhe në përputhshmëri me Ligjin, kanë marrë përgjigjen nga Agjencioni për liçencimin e udhëheqësve të falimentimit dhe përpjekjen dhe idenë e shtetit që ky investitor të vie në jetë, të fillojë projektin e tij, të punësojë 150 apo 200 njerëz në Preshevë, nuk mund t’a ndalë askush.
Ne nuk do të përzihemi në marrëdhënie apo ngjarje politike në Preshevë dhe nuk do t’a vejmë në pikëpyetje autonominë e pushtetit lokal e cila është e garantuar përmes Kushtetutës, por idenë e shtetit dhe të Republikës së Serbisë që Presheva gjithsesi t’a ketë shansin identik sikur çdo qytet tjetër në Serbi, nuk mund t’a ndalë politika lokale apo nëse mund t’a quaj sueta lokale apo ndoshta interesat politik lokal.

Related Articles

Back to top button