Lajme

Edhe në Preshevë është shënuar Dita Ndërkombëtare e Romëve (Video)

8 prilli – Dita Ndërkombëtare e Romëve, Dita Ndërkombëtare e Romëve është një ditë feste e kulturës Rome dhe përdoret për të rritur ndërgjegjësimin për problemet me të cilët përballet ky komunitet.

Më 8 prill 1971 në Londër u organizua konferenca ndërkombëtare ku u vendos që data 8 prill të jetë Dita Ndërkombëtare e Romëve, aty u vendos për flamurin dhe hymnin rom.

E për këtë ditë të rëndësishme komuniteti Rom që jeton në Komunën e Preshevës ka organizuar një manifestim në hollin e shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica”, në Preshevë për të kremtuar festën e tyre.

Seid Osmanovi organizator i këtij manifestimi për nderë të kësaj date për Tv Aldin tha se në Komunën e Preshevës jetojnë rreth 350 romë.

Këtij organizimi i dha përkrahje edhe organizata “Kërko të drejtën tënde” nga Presheva, ku aktivistët e kësaj organizate vënin panfleta me flamurin e romëve dhe mbishkrime “stop racizmit”, Adi Bajrami drejtues i Organizatës tha se me ato pak mundësit e tona menduam që të solidarizohemi me romët. Qëllimi kryesorë i mbështetjes së këtij organizimi ishte që ti themi jo DISKRIMINIMIT ETNIK, STOP RACIZMIT, të gjithë jemi të njejt, të gjithë meritojmë të drejta të barabarta.

 

Related Articles

Back to top button