Lajme

Nis fushata kundër Jonuz Musliut në Serbi, kërkohet arrestimi i tij për “Shqipërinë e Madhe”

Mediat në Serbi kanë nisur një fushatë të egër ndaj Jonuz Musliut, kryetarit të këshillit kombëtar njëherit dhe kryetar i kuvendit komunal të Bujanocit pas deklaratave se Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Prokuroria duhet të reagojë për deklaratën e Jonuz Musliut që bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës, që është krijim i Shqipërisë së Madhe, nuk do të kishte kuptim pa Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjen”, shkruan “Blici” serb.

Sipas bashkëbiseduesve të kësaj gazete, është e papranueshme që një funksionar shtetëror, edhe pse në nivel lokal, ta ndaje vendin në të cilin jeton, transmeton lajmi.net.

Avokati Bozho Preleviq thotë se reagimi i tillë i kryetarit të kuvendit komunal të Bujanocit është thirrje për reagim të institucioneve përgjegjëse.

“Ekziston tërësia territoriale e përcaktuar sipas Kushtetutës dhe ligjit. Ky është provokim i qëllimshëm, që dikush nga organet shtetërore të ndërmarr diçka, kështu që më pas Musliu të bëhet hero. Kështu që hapat e radhës duhet të bëhen me mençuri”, thotë Preleviq, i cili dikur ishte ministër i Policisë.

Sipas tij, Jonuz Musliu është njëri nga njerëzit më të përgjegjshëm për trazirat në jug të Serbisë në vitin 2000.

Related Articles

Back to top button