E çuditshme: Edhe kjo shumicë nuk funksionon, prishet koalicioni javën tjetër
Zgjedhjet e parakohëshme duket se nuk janë më të largëta për Kosovën. Burime të Tribuna Channel bëjnë të ditur se javën në vijim ekziston mundësia që të arrihet një marrëveshje për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.
Sipas burimeve jo zyrtare në rast se në datën 26 prill do të prishet koalicioni zgjedhjet e parakohshme priten të mbahen në fund të muajit maj ndërsa në rast se rrëzimi i koalicionit shtyhet në datën 10 maj, zgjedhjet pritet të mbahen në 11 qershor.
E megjithatë vlen të theksojmë se duhet edhe konsensusi i partnerëve ndërkombëtarë.
Ndërkaq sot u publikuan fotografi në të cilat shihet kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi dhe deputeti i këtij subjekti, Haxhi Shala duke pirë kafe me deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovcin në një lokal në Durrës.