Shkarkohet edhe kryeshefi i inspekcionit komunal, kuader profesional i APN-se
Edhe pse janë evidente sukseset e Drejtoratit për punët e inspekcionit në komunën e Preshevës, koalicioni i partive politike në pushetetin lokal në Preshevë edhe kuadrot që kanë treguar sukses në punën e tyre të propozuar nga subjekti politik APN, me nxitim janë munduar ti shkarkojnë nga detyrat e marrura, e ti emrojnë kuadrot joprofesionale të partnerëve të koalicionit të ri.
Me vullnetin më të mirë dhe angazhimin profesional koalicioni i tanishëm nuk e pa te arsyshme t’ia vazhdojë vendmin e punës edhe magjistrit të drejtesisë Enver Aliu sikurse edhe zyrëtarëve tjerë të propozuar nga APN.
Ish- shefi i Drejtoratit për punët e inspekcionit deri sa udhëhiqte me këtë Drejtorat me profesionalizëm e organizoi punën e të gjithë inspektorëve komunal për çka edhe ekzistojnë rezultatet evidente.
Në të gjitha raportet e punës derisa Enver Aliu udhëhiqte me këtë drejtorat disa herë në bashkpunim me stacionin e Veteriranisë në Preshevë dhe Bujanoc janë organizuar aksione për kapjen e qenëve endacak në teritorin e komunës së Preshevës, po ashtu sukses tjetër evident është edhe pjesmarrja në regjistrimin e objekteve të ndërtuara pa leje në tërë komunën e Preshevës, kontributi i dhënë në Shtabin për situata të jashtëzakonshme gjatë sezonit të dimrit,
Gjatë udhëheqjes nga Enver Aliu Drejtorati për punët e inspekcionit zhvilloi edhe një bashkpunim të mirë profesional me Drejtoratet tjera në administratën komunale, ndërmarrjet publike, me Stacionin e Policisë në Preshevë si dhe organet tjera të administartës shtetrore.
Përkundër sukseseve dhe raporteve pozitive të punës koalicioni i tanishëm në pushtetin lokal në Preshevë po i hakmirret edhe zyrtarëve të sukseshëm nga rradhët e APN-së.