Lajme

KKSH – Pëshëndet lirimin e Ramush Haradinajt

Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe kryetari i këtij institucioni të lartë, nga Lugina e Preshevës, Jonuz Musliu, me kënaqësi ka pranuar lajmin për vendimin e Gjykatës në Colmar të Francës, për lirimin pa kusht të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

i cili që nga 4 janari, i këtij viti, u pat ndaluar nga autoritetet e Bazelit, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Interpoli serb.

Më në fund, triumfoj e drejta ndaj Ramush Haradinajt, simbolit të rezistencës kombëtare, i cili për të dytën herë pas Gjykatës së Hagës, para drejtësisë ndërkombëtare, me dinjitet mbrojti vlerat çlirimtare të UÇK-së dhe popullit liridashës të Kosovës, për pavarësi dhe mëvetësi, thuhet në Kumtesën e kryetari të KKSH, Jonuz Musliu.

KKSH, gjithashtu, përgëzon edhe institucionet dhe subjektet politike në Kosovë dhe viset e tjera etnike shqiptare, duke llogaritur edhe diasporën për mbështetjen pa rezervë, që i bënë Haradinajt, për t’u liruar nga akuzat ordinere të Beogradit.

Këtij lajmi të shumëpritur i gëzohet edhe populli shqiptar i Luginës së Preshevës, i cili me dashuri të madhe priti lajmin e gëzueshëm për lirimin e Ramush Haradinajt, duke i dëshiruar shëndet, suksese dhe mbarësi në rrugën e tij për zhvillimin, avancimin dhe promovimin e vlerave liridashëse të popullit të Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi, thuhet mes tjerash në Kumtesën e KKSH, të nënshkruar nga lideri i tij, Jonuz Musliu.

Related Articles

Back to top button