Lajme

Semimaturantët nga Rahovica mendojnë për shokët e tyre

Blejë një ëmbëlsirë, ndihmo semimaturantët” ishte motoja e semimaturantëve të shkollës fillore “Selami Hallaçi” ” në Rahovicë, të cilët bënin thirrje që ti ndihmojnë shokët e tyre për shkuarjen në ekskursion.

Një grup i semimaturatëve të shkollës fillore “Selami Hallaçi” në përkujdesje të drejtorit të shkollës kishin dalur sot në qendër të Rahovicës për të shitur ëmbëlsira me qëllim që nga parat e grumbulluara ti ndihmojnë shokët e tyre për shkuarjen në ekskursion dhe harxhimet tjera në fund të shkollimit fillorë.

Drejtori i shkollës për presheva.al theksoi se ky organizim është bërë në bashkëpunim me këshillin e nxënësve të shkollës me qëllim që ti dilet në ndihmë atyre semimaturatëve që nuk kanë mundësi të mbulojnë harxhimet siç janë eksursioni, dhe harxhimet tjera në fund të shkollimit fillor.

Related Articles

Back to top button