Banorët e lagjes të pakënaqur me asfaltimin e rrugës së Gjilanit (Foto)
Ditë më parë ka filluar asfaltimi i rrugës së Gjilanit por banorët e lagjes janë të pakënaqur ende pa përfunduar asfaltimi i saj.
Kjo për faktin se në disa pjesë nuk është bërë grryerja apo heqja e asfaltit të vjetër ku asfalti i ri do të vie mbi asfaltin e vjetër.
Siç mëson Presheva.AL banorët e lagjes kanë filluar të shfaqin pakënaqësit e tyre për shkak rrezikit që mund ti vie pas përfundimit të punëve, për shkak se asfalti që do të shtrohet do të vie afër trotuarit kështu ata rrezikohen që uji i shiut të hyj nëpër shtëpit e tyre, ata madje kanë kërkuar që të vendosen edhe rrjeta që uji të kaloj në rekën që gjindet afër.
Banorët janë ankuar edhe tek kryetarja e Komunës, mbetet te shihet se çfarë do të ndërmarrë ajo me këtë rast, nëse do të përfillet autoriteti i saj, në evitimin e mangësive siç shprehen banorët. Presheva.AL