Lajme
Nesër seanca e katërt e Kuvendit, shkarkohen këshillat drejtues në shkolla dhe drejtorët e QPS dhe Moravicës
Kryetari i Kuvendit z.Sami Salihu ka konvokuar seancën e IV të Kuvendit komunal të Preshevës.
Të gjitha pikat kanë të bëjnë me shkarkime, si në këshillat e shkollave që janë nga radhat e pushtetit lokal si në shkollën teknike “Presheva” në Preshevë, “9 Maji” në Leran, “Migjeni” në Caravajkë, enti parashkollor “8 Marsi” në Preshevë.
Këto shkarkime të këshillave drejtues vijnë pas mos realizimin dhe votimit nga ana e Këshillit Nacional të shqiptarëve me kërkesë të pushteti lokal në Preshevë.
Në këtë seancë do të shkarkohet edhe ushtruesi i detyrës pranë qendrës sociale Abdulla Memeti si dhe emërimi i drejtorit të ri në ndërrmarjen publike “Moravica”
Keto janë pikat e rendit të ditës së kësaj seance: