LajmeMagazina

Shqiptarët e Luginës do të kërkojnë autonomi

Nëse serbët e bëjnë Asociacionin e Komunave, shqiptarëve të Luginës t’u jepet autonomia. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Shqipërisë të jenë dorë e zgjatur e problemeve të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Duke folur për Asociacionin e Komunave Serbe, ai ka thënë se nëse serbët e Kosovës e krijojnë këtë asociacion, atëherë shqiptarëve të Luginës duhet t’u jepet autonomia. 
Musliu ka thënë për Epokën e Re se Bashkimi Europian dhe SHBA’të duhet të hapin një zyrë në Luginën e Preshevës në mënyrë që ta monitorojnë situatën në këtë rajon. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button