Lajme

Deputetët popullor 2.2 milionë dinarë për benzin dhe 3.8 milionë për rroga

Sipas të dhënave zyrtare të Parlamentit të Servisë, 4 deputetët nga jugu i Serbisë për 1 vit kanë harxhuar diçka më shumë se 2.2 milionë dinarë në emër të rrugëtimit, shkruan Vranjske.

Të dhënat i përkasin periudhës nga 3 qershori i vitit të kaluar kur Fatmir Hasani (PVD) nga Bujanoci, Slavisha Bullatoviq (SNS) nga Vranja, Novica Toncev (SPS) nga Surdulica dhe Nenad Mitrovic (SNS) nga Bujanoci iu janë miratuar mandati i deputetit.

Për një vit këta 4 deputet nga buxheti i Parlamenti i Serbisë kanë marrë 2.236.000 dinarë në emër të rrugëtimit që kanë udhëtuar me veturë private për 59 ditë pune.

Sipas këtyre të dhënave, më së paku ka harxhuar deputeti Novica Toncev 368.000 dinarë ndërsa deputeti nga radhët e PVD-së Fatmir Hasani ka marrë 592.000 dinarë.

Shumën më të madhe nga këta 4 deputet e ka Nenad Mitroviq nga Bujanoci me 723.000 dinarë.

Në bazë të kësaj shume, këta 4 deputet me këto të holla sa kanë marrë për benzin kanë kaluar 130.000 kilometra.

Përveç 2.2 milionë dinarë për rrugë, deputetët popullor kanë marrë afër 3.8 milionë dinarë në emër të rrogave dhe të ardhurave tjera.

Related Articles

Back to top button