Intervistë me Rona Nishliun – Muzika është pasioni im
Optimistja
Rona Nishliu,këngëtarja e njohur në Kosovë dhe jashtë sajë me pjesëmarrjet në Festivalin e Këngës ,në Eurovision dhe në Reality Show televiziv.është intervistuar për të folur për eksperiencat dhe sukseset e saja ne muzikë. “Mund të them lirisht që kjo ka qenë eksperienca më e bukur e jetës time për arsye që kam regjistruar në studio më të rëndësishme të muzikës botërore,ato të cilat i kanë ofru sukses edhe shumë ogur të mirë atyre edhe që mbase nuk e kanë pritur në vitet 60 dhe 70 e tjerë. Kam incizuar aty ku kanë incizuar edhe “Beatles”-at ku vazhdon punon edhe Lady Gaga *haha* e njerëz të tjerë”, tregoi këngëtarja.Është ndër këngëtaret që ka hasur në vështirësi por që njëkohësisht është mbështetur dhe ka besuar në forcat e veta për të arritur deri këtu.
Politika dhe pasioni për artin
Studentja Xh:Meqenëse jemi në kohë fushate dhe nuk mund t’i ikim kësaj situate, premtimet që po i bëjnë politikanët,sa ndikojnë në zgjidhjen e problemeve të artistëve?
Këngëtarja Nishliu:Nuk është se kam ndërtuar karrierën time në ndonjë ndihmë konkrete,jam bazuar kryesisht në forcat e mija dhe pak a shumë nuk jam e ndikuar dhe nuk jam as fanse as ndjekëse qoftë e votimeve qoftë e fushatës ose e këtij procesi.
Studentja A:Cfare fati mendoni që i pret studentët që dalin të diplomuar prej fakultetit të arteve?
Këngëtarja Nishliu:Unë s’jam e diplomuar në fakultetin e arteve.Une kam studiuar për administrim biznesi në Universitetin amerikan te Kosoves,jam shkolluar ne nje fushe tjeter.Muzika eshte pasioni im,mirepo per studentet e fakultetit te arteve mendoj qe kanë një rrugë shumë të vështirë para vetes,për shkak të kushteve dhe vështirësive që paraqiten,por këto nuk janë vetëm në profesionin e muzikës,janë vështirësi që i shtrohen ne rrugë e sipër cdo të diplomuari,mendoj që në cdo fushë ata të cilët diplomojnë përballen me shumë vështirësi sepse realiteti është i tillë,dhe pa diskutim jemi një vend i cili kemi dalë nga lufta edhe kjo ndikon shumë,jemi në tranzicion,jemi në zhvillim e sipër edhe pa diskutim që secila sferë po zhvillohet bashkë me vendin.
Studentja A:Pra,ju thatë që kënga ka filluar si pasion per ju?
R:Po,kënga ka filluar,vazhdon te jete pasion dhe do të mbetet gjihmonë pasioni im.
Nënpytje:Prej cilës moshë? Kam filluar prej moshës së fëmijërisë kur kam regjistruar shkollën e ulët të muzikës per piano në Mitrovicë,ku kam mbaruar pesë vite dhe pastaj me përfundimin e luftës kur jemi zhvendosur me familje në Prishtinë kam mbaruar edhe klasën e gjashtë,pra kam mbaruar shkollimin e ulët për piano në Kosovë, pra Mitrovicë dhe Prishtinë.
Studentja Xh:Ju njiheni si kengetare e zhanrit pop,soul dhe jazz.A keni menduar ndonjëherë të provoni dicka të re?
Këngëtarja Nishliu:Hëëm,po unë gjithmonë me muzikën time synoj që të përfaqësoj veten si pikë e parë,dhe pastaj punoj duke shpresuar që dikush tjetër gjen veten në muzikën time,krijimtarinë time në tekstet që shkruaj,në melodi të cilat ë realizoj dhe pa diskutim që jam shumë e interesuar për të sjellë një dimension shpirtëror tjetër të vetes, në zhanret muzikore të cilat pa dyshim më motivojnë ose më inspirojnë sepse njeriut i ndërrohen edhe preferencat edhe artistit pa diskutim që janë disa preferenca bazë të cilat ndikojnë në krijimin e identitetit tënd artistik megjithatë mendoj që ashtu sic rritemi në moshë ashtu rritemi edhe në shije,perfeksionohemi,ndryshohemi dhe të gjitha këto besoj që reflektohen edhe në muzikën time.
Nënpytje:Ku frymezoheni kur shkruani tekste dhe krijoni melodi?
Këngëtarja Nishliu:Frymëzohem në realitet,ne historite e mia ,përditshmërinë time,në tregimet e të tjerëve,në tregimet e njerëzve të afërt ,në dicka të cilën e lexoj në një libër,në aktualitet,në muzikën e atyre që pëlqej,në muzikën e atyre që gjej rastësisht në ndëgjim e sipër sepse jam gjithmonë në hulumtim e sipër,pra mendoj që gjithcka të cilën e përjetoj është inspiruese tej mase për mua dhe pa diskutim që ka referenca po ka edhe dicka e cila të inspiron dhe ti mbase nuk je i vetëdijshëm që je inspiruar dh eke marrë sepse ne gjatë gjithë kohës absorbojmë dhe teksa ato që i absorbojmë shtresohen tek ne,në trurin tonë dhe pastaj ato reflektohen dhe paraqiten në punë e sipër.
Festivalet dhe Reality Show televiziv
Studentja A: Kënga “Flakareshë” me të cilën morrët pjesë në edicionin e 43-të të festivalit të këngës së bashku me Vesa Lumën dhe Teuta Kurtin,këngë e cila nuk doli fituese,por a ka qenë motivim për të vazhduar më tutje?
Këngëtarja Nishliu:Ajo ka qenë kënga ime e dytë,e para ka qenë “Të lash”,kënga ime e parë solistike.”Flakareshë”ka qenë bashkëpunim të cilin ne e kishim me shumë qef të trija sepse sapo kishin përfunduar “Ethet e së Premtes” dhe kishim një plan,po bënim një përpjekje të krijojmë një grup sepse na dukej sumë interesant për kohën,mungonte një grup i këngëtareve dhe i vajzave të reja të cilat kanë qejf të bëjnë një kombinim mes vokaleve shumë të ndryshme edhe mendonim që fama e të trejavë nëse bashkohet në një grup edhe idetë e tre personave mund të ishin një sukses dhe dicka interesante për publikun tonë dhe kështu ka qenë një sukses I këngës “Flakareshë” kemi fituar cmimin e parë të të rinjve ,mandej e kuptuam që ky cmim ishte inekzistent *hahaha*sepse ai cmim i jepej fëmijëve deri në 16 vjec nëse nuk gaboj ose 15,megjithatë ka qenë një nisje e mbarë edhe pa diskutim që cdo arritje është motiv,cdo arritje është një arsye për të vazhduar tutje,edhe për të punuar.
Studentja A:A është Eurovisioni skena e duhur apo ndoshta edhe e vetme për t’i promovuar vlerat një artist?
Këngëtarja Nishliu:Po duke qenë një vend i vogël i cili nuk ka mundësi të shijojë skena të tjera edhe të jetë pjesë e industrisë së vërtetë internacuionale muzikore,mendoj që Eurovision është një dritare shumë e rëndësishme dhe mendoj që ka qenë një platformë shumë e mirë për këngëtarët shqiptarë për ata të cilët kanë ditur ta shfrytëzojnë ,pë rata të cilët përmes kësaj platforme kanë arritur të krijojnë kontakte dhe të depërtojnë më tutje,mendoj që prapëse prapë fatmirësisht dhe fatkeqsisht eshtë si një mundësi e vetme,e cila praktikisht mbetet një mundësi zyrtare ,pastaj internet që është një platformë e kujtdo dhe mund të shërbejë si një vend ku mund të shpërndahet talenti,ku mund të shpërndahet muzikanti,këngëtari por jo vetëm.Shumë fusha të ndryshme mund të shpërndahen përmes internetit por prapë se prapë ngelet një mënyrë ndoshta një terren i cili nuk të jep sigurinë e plotë që dicka do të ketë një rezultat të caktuar edhe pse edhe Eurosong-u edhe cfaredo festivali tjetër garues jo garues nuk të jep siguri.Asgjë në jetë nuk të jëp sigurinë e plotë,megjithatë ne vazhdojmë të punojmë për vete për audiencën dhe ata që na pëlqejnë,dhe pastaj me fat,në një rrethanë rë caktuar ndodh dicka,ndodh një energji e cil a i shtyn gjërat të ecin tutje,e këto pastaj ndikojnë se si do të plasohet puna.
Studentja Xh:Kënga “suus”,me të cilën morët pjesë në Eurovision a mendoni që ka qenë zgjedhja e duhur edhe a ka pasur reagime pasi që kënga nuk ka qenë ritmike?
Këngëtarja Nishliu:Kënga “suus” e para kam qenë shumë e lumtur është një këngë që perfaqson një moment dhe një fazë shumë të rëndësishme të jetës time,kam shku pa asni llogari pasiqë,kryesisht,punët që bëj i bëj pa llogari,pa laps,pa kalkulime edhe isha aq e lumtur për këngën saqë cka do që të ndodhtë nuk besoj që do ta kisha pritur keq,për arsye se unë thjesht kisha qef që kjo këngë të interpretohej dhe të ndahej me publikun dhe mendoja që festivali megjithatë ishte mënyra më e mirë për tu paraqitur.Prandaj,nuk është se e kam menduar as per Eurosong jo se jo *haha* domethënë edhe fitorja ka qenë një befasi shumë e knëdshme për mua, madje madje mund të them që jam shume e lumtur që një këngë e tillë jo tipike ka arritur të fitojë dhe ta ketë suksesin pastaj në Eurosong edhe pse ndoshta është edhe një dëshmi tjetër për të bërë një gjë e cila ka rëndësi për shpirtin tënd për ty që e përfaqson,mund të arrijë deri tek veshi i publikut dhe të mundohet të deportojë edhe deri tek ai internacional edhe pse është kënduar në gjuhën shqipe që pjesa më e madhë nuk e kanë kuptuar.
Eksperienca në Los Angeles
Studentja Xh:Pas Eurovisionit ju bëtë edhe një regjistrim profesional në Los Angeles,na tregoni pak për këtë eksperiencë.
Mund të them lirisht që kjo ka qenë eksperienca më e bukur e jetës time për arsyë që kam regjistruar në studio më të rëndësishme të muzikës botërore,ato të cilat i kanë ofru sukses edhe shumë ogur të mirë atyre edhe që mbase nuk e kanë pritur në vitet 60 dhe 70 e tjerë.
Kam incizuar aty ku kanë incizuar edhe “Beatles”-at ku vazhdon punon edhe Lady Gaga *haha* e njerëz të tjerë.Po ju tregoj që kam regjistruar në studiot më profesionale “Ocean Ëay” në LA si dhe kemi miksuar dhe masterizuar punën tonë në “Capital Records” dihet që është studioja më legjendare jo vetëm hyrja dhe regjistrimi aty,por edhe puna me një inxhiner,Michael Frandell faktikisht edhe ka ndërtuar studion C të studios “Capital” që njihet botërisht.Ka qenë besoj një fat në gjithë këtë rrugë dhe unë vërtetë e konsideroj si fat gjithë këtë rrgëtim timin.
Studentja Xh:Cilat ishin përshtypjet e Michael Frandell për ju konkretisht?
Këngëtarja Nishliu:Përshtypjet kanë qenë positive ai vazhdon e më shkruan,ai më ka uruar pa diskutim kur kënga është plasuar dhe është radhitur si e pesta dhe rekordi i Shqipërisë në Eurosong. Domethënë ato tre javë që kemi pasur kontakte kemi punuar bashkë,ai ka nda simpatinë e tij,është shprehur në superlativa,pa diskutim,që jam ndjerë tepër mirë edhe një muzikant,një profesionist i cili ka dëgjuar me qindra mijëra vokale *haha* ka folur me fjalë shumë positive për mua,por edhe për këngën.
Studentja A:Rona Nishliu Award”,kush ju nderoi me këtë cmim dhe më cfarë qellimi?
Këngëtarja Nishliu:*haha* Kjo ka qenë gjithashtu një befasi shumë e këndshme për mua dicka të cilën nuk e kam pritur dhe e kam marr vesh pas një viti.Është fanpage-i më i madh i Eurosong-ut “wiwiblogs”ata të cilët merren me detajet me cdo edicion të Eurovisionit me cdo konkurent,me historinë e secilit konkurent dhe me cdo detaj tjetër të mundshëm.Ata pastaj kanë bërë një kategori të ndarjes së cmimeve dhe Rona Nishliu ose “Rona Award”për shkak të prezantimit më të mirë vocal në secilin edicion.
Studentja Xh.Voice of Albania a konsiderohet si garë akademike për konkurrentët edhe pse është një TV Show?
Këngëtarja Nishliu:Është një Reality Show, është një format shumë interesant i cili në rend të parë ka zbulimin e vokalit,madje arsyeja pse shquhet diferencohet prej Shoë talentëve të tjerë është se ti nuk e sheh konkurrentin i cili paraqitet në skenë dhe garon.Ti thjesht dëgjon zërin e tij dhe në qoftë se bie në dashuri me zërin e tij,nëse shef një potencial,nëse beson në tëo se të falë një emocion atëherë ti shtyp butonin dhe kthehesh,pastaj kur e shef ndodh befasia tjetër *haha*.Mendoj që shoë pavarësisht që është shoë dhe një platform shumë e vërtëtë që ka ndihmuar në zbulimin e talentëve,pastaj dihet që realiteti është i vështirë dhe secili duhet të bëjë përpjekjen e vetë aty ku do ose të paktën të tentojë të arrijë aty ku do,kësht ka qenë edhe për mua si dikush që ka dalë nga një talent shoë i ngjashëm si “Ethet e së Premtes” pra,përpjekja mbetet individuale megithatë konkurrentët të cilët e kanë shumë të rëndësishme dhe profesionale eksperiencën e tyre në muzikë,unë kam shpreh kënaqësinë dhe gatishmërinë time t’u ndihmoj me aq sa kam mundësi në rrugë ose në secilën fazë që ata e kanë të nevojshme.
Studentja A:Cila ishte pergjigja juaj në pytjen “Cka do të bëheni kur të rriteni”?
Këngëtarja Nishliu.Kurrë s’kam pas përgjigjje,asnjëherë në jetë s’kam pas përgjigje *hahah*.
Studentja Xh.Dicka për fund,ku do ta shohim Ronën,cka ka në plan?
Këngëtarja Nishliu.Dicka për fund..Unë jam duke punuar me materiale të reja.Ndër vite kam punuar në shumë gjëra,ne shumë këngë edhe pa diskutim që po pres,emm.. po pres për të shpalosur dicka të bukur,pa diskutim që dëshira e atij që punon është të ndajë materialet e veta me publikun dhe të këndoj para tyre.Këto janë planet e mia pastaj në rrafshin professional jam menaxhere e projektesh në RTK(Radio Televizionin e Kosovës),dhe kjo është një punë e cila pa diskutim konsumon energjitë e mija,megjithatë të dyja bashkë me muzikën më përmbushin dhe mua më vjen mirë që kam mundësi të jetoj cdo ditë profesionalisht dhe me pasionin tim, muzkën.
Studentet A.Xh.:Faleminderit shumë për kohën tuaj!
Këngëtarja Nishliu:Faeminderit edhe prej juve!
Intervistoi: Xheneta Salihu dhe Albulena Demaku