Lajme
Nxënësit e Luginës ngurojnë të shkollohen në Kosovë për shkak se Serbia s’i njeh diplomat
Për të katërtën herë me radhë, komuna e Gjilanit po ua ofron mundësinë nxënësve të Luginës së Preshevës që të vijojnë shkollën e mesme në këtë komunë.
Ndonëse u është lehtësuar çështja e dokumentacionit, ka shumë pak nxënës të interesuar për të ndjekur mësimet. Kjo për shkak se Serbia nuk i njeh certifikatat shkollore të Kosovës, raporton KTV.
E kryetari i Lëvizjes “Vatra”, Kushtrim Kadriu, thotë se nxënësit e Luginës së Preshevës, ndonëse e kanë shumë me qejf të shkollohen në Kosovë, ata ngurojnë për shkak se Serbia nuk ua pranon atyre certifikatat ose diplomat e Kosovës.
Viteve të kaluara, sipas zyrtarëve të komunës, nuk kishte më shumë se 4 nxënës nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.