Lajme

100 dite qeverisje, 100 dite deshtim!

Zgjedhjet lokale të 24 prillit të vitit 2016 kanë sjellur Komunën e Preshevës një koalicion qeverisës APN dhe PVD, i cili ka  zgjatur deri më 10 mars të vitit 2017. Makinacioni i kryetarit të PVD-së Riza Halimi dhe një grupi të ndarë nga PDSH-ja të kryesuar nga Talat Arifi, Reshat Neziri, Sami Salihu etj. dhe të përkrahur nga dy partitë e vogla UDSH (Naser Aziri 1 këshilltar), dhe BDL (Skender Destani 2 këshilltarë) ka rezultuar në largimin e partnerit APN nga pushteti si dhe shkarkimin e kryetarit të Komunës Shqiprim Arifi. Marrëveshja për pushtet PVD me nëntë këshilltarë të PDSH-së ishte bërë paraprakisht pa pëlqimin e udhëheqjes dhe strukturave të PDSH-së, gjë që kishte hapur përçarje të thella brenda këtij subjekti të kryesuar nga Ragmi Mustafa.Pra që nga startimi i pushtetit të ri më 10 mars ku kryetare ishte zgjedhur Ardita Sinani nga PVD-ja si dhe Sami Salihu nga Grupi i ndarë i PDSH-së kishte mosmarrëveshje dhe kontradikta. Mazhoranca e re ishte cilësuar nga kryetarja e Komunes Ardita Sinani si funksionale dhe stabile në konferencën e parë për shtyp. Analizuar në retrospektivë Kryetarja Sinani nuk ka shfaqur ndonjëherë sëpaku publikisht interesimin e saj për postin e kryetarit të Komunës, kjo ndoshta është manifestuar gjatë gjithë kohës që ishte në postin e kryetarës.Asaj i ka munguar një motivacion dhe një inspirim për udhëheqjen e Komunës më të varfër në Serbi, për të rezultuar në një lidership shpresëdhënes për Komunen dhe në përgjithësi Luginën e Preshevës.
„Hillary Clinton-i e Preshevës“ që u trumbetua në media (edhe në presheva.com) u shëndrrua në një administratore e “Status Quos“ dhe politikës së „lodhur“preshevare që i shërbente disa „partizanëve partiak“ për interesa vetanake. Ajo humbi mundësinë dhe perspektivat për t`u larguar nga politika e kontaminuar dekadore e udhëheqësisë PVD-së, për të proklamuar një lidership të ri me strategji, parime, dhe ideologji moderne, e cila do të kishte siguruar postin e saj (sëpaku) katër vitet e ardhëshme. Sëpaku kryetarja Sinani nuk arriti të bashkoj Preshevën! Por duhet pranuar se nuk ishte një mision i lehtë që i`u është besuar kryetarës Sinani. Ndoshta kishim edhe shpresa dhe probabilitete të mëdha!

Situata e shkaktuar nga manovrimet politike me ndërrimin e partnerit të koalicionit ka sjellur Komunën e Preshevës në një krizë ekonomike dhe politike. Zbrapsja e APN-së ka gjetur disi kryetarën Sinani në një pozitë të pa pritur. Ajo ishte detyruar për një periudhë kohore shumë të shkurtë të ndryshoj politiken dhe bashkëpunimin ndaj ish-partnerit qeverisës APN nga harmonia në një kundërshtim të saj. Gjithashtu ajo në këtë rast kishte detyren jofalënderuese t`i komunikoj simpatizantëve dhe antarëve të PVD-së se do të hyjë në koalicion me ish-pushtetin (një grup të PDSH-së dhe BDL), pas njëdekade politike kundër këtyre partive.Kur dihet se: Fushata parazgjedhore e PVD-së në prill të vitit 2016 ishte kryekput e performuar dhe ekzekutuar kundër ish-pushtetit të Komunës (PDSH, BDL dhe RD).

Jemi të bindur se në konstilacione tjera të kombinuara me këshilla të pavarura partiake, Ardita Sinani do të kishte një sukses më të madhë në pozitën e kryetarës.

Tani sipas komunikatave të lëshuara nga opozita, pushteti i koalicionit qeverisës PVD, grupi PDSH, UDSH dhe BDL ështe në ditët e fundit të saj. Meqë më 24 gusht kalojn tre muaj nga mos konvokimi i kuvendit komunal në Preshevë, me çrast Komuna e Preshevës shkon në zgjedhje të parakohëshme.

Më poshtë mund të gjeni një listë (jo-kronologjike) lidhur me aktivitetet e pushtetit lokal PVD, grupi i ndarë PDSH, UDSH dhe BDL të kryesuar nga Ardita Sinani (PVD).

  1. Afera lidhur me manipulimin e bursave të studentëve. Në seancën e dytë të asamblesë komunale Nizaqete Isahu, këshilltare nga rradhët e APN-së, ka njoftuar se janë shkelur kriteriet e Fondit në mënyrë eklatante lidhur me përfitimin e bursës. Këshilltarja Isahu ka njoftuar se studentja N.I. e cila është vajza e vëllaut të kryetarës së komunës Ardita Sinani është në vitin e parë të studimeve në Univerzitetin e Prishtinës, drejtimi Kimi, ndërsa janë manipuluar të dhënat në aplikacion si studente e vitit të dytë, dega Matematike, qëllimisht për t`i fituar bursat e ndara nga Fondi. Forumi rinor i PDSH-së ka reagur me një komunikatë, ku ka kërkuar publikisht përgjegjësi nga kryetarja Sinani lidhur me rastin.
  1. Afera në entin parashkollorë “8 marsi” në Preshevë lidhur me punësime pa konkurs dhe nepotizëm, të cilat janë theksuar nga kryetari i APN-së Shqiprim Arifi në një seanc të Kuvendit Komunal.
  1. Shkarkimi i këshillave të shkollave duke anashkaluar Këshillin Nacional Shqiptarë (KNSH). Në seancen e parë të vitit 2017 të konvokuar nga Këshilli Nacional Shqiptarë (KNSH) janë shqyrtuar kërkesat e Kuvendit Komunal në Preshevë për ndërrimin e këshillit të gjashtë shkollave në Komunen e Preshevës. Ky propozim i`u është dërguar KNSH-së nga Kuvendi Komunal më 24 prill ku është kërkuar që me afatë sa më të shkurtër të ndërrohen këshilli drejtues i shkollave. KNSH-ja nuk ka aprovuar në mungesë vote kërkesat e Kuvendit Komunal Preshevë. Përkundrazi Kuvendi Komunal ka anashkaluar vendimet e KNSH-së dhe në seancën e IV të Kuvendit komunal të Preshevës janë shkarkuar këshillat e shkollave teknike “Presheva” në Preshevë, “9 Maji” në Leran, “Migjeni” në Caravajkë, enti parashkollor “8 Marsi” në Preshevë. Kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa ka akuzuar koalicionin qeverisës se kanë propozuar familjarë të tyre për këto poste.
  1. Puntorët e Ndërmarrjes Publike “Moravica” kanë protestuar duke i pozicionuar makinat para ndërtesës së Administratës Komunale në Preshevë, përshkak se tentohej të shkarkohet drejtori Gazmend Aliu, i cili ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në menaxhimin e kësaj ndërmarrje publike.
  1. Kontradiktat lidhur me rrugën magjistrale e cila është kompentecë e Republikës së Serbisë (Putevi Srbija). Ish-partnerët qeverisës APN dhe PVD kanë hapur debate duke proklamuar iniciativen për rekonstruimin e rrugës kryesore në Preshevë. Ndërsa projekti i rekonstruimit të rrugës Cakanoc-Miratoc është projektuar në pushtetin kaluar të kryesuar nga Shqiprim Arifi, përkundrazi kryetarja përmes komunikatës fajëson dy pushtetet e kaluara përshkak të mosmarrëveshjes të mëparshme me qytetarët të cilët kishin dhuruar pronën private të tyre.
  1. „Xhaxhi Piktor“: Ish zëvendës kryetari i komunës së Preshevës Xhelal Memeti (PVD) ka akuzuar rëndë komunën e Preshevës dhe kryetaren Ardita Sinani për keqpërdorim të parasë publike. Sipas tij, me 1 qershor komuna e Preshevës nëpërmjet një Organizate joqeveritare ka sjellë “Xhaxhi piktorin” dhe me këtë rast ai është paguar 200.000 dinarë (1650 euro).
  1. Ndërperja e projektit në rrugën Karposh” duke fajësuar ish-partnerin qeverisës APN për mungesë të dokumentacioneve. Ndërprerja e këtij projekti nuk është konfirmuar zyrtarisht nga zyrja e Kryetarës së Komunës, por nga ish-zv.kryetari Xhelal Memeti.
  1. Afera e Këshillit Ekzekutiv në Preshevë duke emëruar persona të përafërt me legjislativin e Komunës.
  1. Afera “Solid“ duke rrezikuar rreth 200 vende pune për interesa partiake.
  1. Shfrytëzimi i automjeteve të Komunës edhe diteve kur janë ishin festa si dhe dëmtimi i tyre.
  1. Kryetarja e Komunës Ardita Sinani qysh në konferencën e parë për media është zotuar për një politikë të mirëfilltë të bazuar në bashkëpunim me të gjitha palët duke përdorur një fjalor të matur politik. Ajo fatëkeqsisht ka jetuar dhe vërtetuar në 100 ditëshin e pushtetit një politike të kontradiktore. Kryetarja e Komunës në seancat e Kuvendit Komunal si dhe prononcimet e saja ka përdorur një gjuhë urrejtëse, linçuese dhe denigruese ndaj të gjitha paleve të cilat nuk ishin në rrjetin e saj. Gjuha verbale e përdorur nga pushteti lokal i Ardita Sinanit ishte e vrazhdë denigruese duke mos i mbajtur aspak standardet, etikat dhe integritetin që i sjell posti i kryetarës së Komunës. Sinani gjatë gjithë aktivitetit të saj në postin e kryetarit të Komunës ka pasqyruar se nuk është kryetare e të gjithë qytetarëve të Komunës por vetëm e partive politike që mbajnë atë në pushtet, duke sjellur Komunën në një kënd përçarës si kurrë më parë. Ajo ka ulur nivelin komunikativdhe ka vepruar në mënyrë shembullore se si nuk duhet të komunikonte perfekti i Komunës. Në seancën e Kuvendit Komunal Ardita Sinani ka treguar një “lëkurë të hollë” duke u implikuar në debate të nivelit të ulët duke quajtuar opozitarët dhe mediat “Shpifës”, “Mashtrues”, “udhëheqës i Sekteve” etj. Ajo bile në një rast ka kërcnuar kryetarin e Kuvendit Sami Salihu për lëshimin e seancën nëqoftë se ai nuk ndërhynë në fjalimet e opozitës.Çdo provokim i kundërshtarëve të saj politik, kanë sjellur emocionet e kryetarës Sinani një debat jo konstruktiv dhe të ulët linçues.  Ajo nuk ka kërsyer edhe femrat e opozitare duke i konsideruar si pjesëtare të sektit që duhet të kanë parasysh mos të përçahen se ndoshta edhe do të martohen me “neve” duke aluduar në partitë në pushtet.Komunikimi i kryetarës Sinani është një kapitull tragjik në vehte, e cila do t`i mbushte me libra të tërë shkence politike me shembuj jo të mirë. Ne jemi të sigurtë se tëra kjo nuk është edukimi i saj por një kombinim i këshilltarëve të saj të papërgjegjshëm si dhe situata e rënde aktuale ku ndodhet subjekti i saj politik PVD.
  1. Shpifja “Metalka Majur”: Shpifje precendete nga pushteti lokal i Komunës së Preshevës lidhur me hapjen e 50 vendeve të reja të punës. Në zyren e kryetarës Sinani është nënshkruar një farsë kontratë lidhur me hapjen e një reparti prodhues të kompanisë Metalka Majur nga Jagodina. Këso mashtrime nuk ka ndodhur kurrë më parë që nga marrja e pushtetit të komunës së Preshevës në vitin 1992. Kryetarja Sinani nuk ka kërkuar ndjesë dhe nuk ka informuar qyetatëret e Komunës së Preshevës lidhur me këtë mashtrim precedent.
  1. Skandali “Komandantet e UçPMB”. Abdullah Ahmedi, zëdhënës i kryetarës së Komunës së Preshevës Ardita Sinani me një postim në rrjetin social Facebook ka nënçmuar rëndë ish-komandantët e UçPMB-së. Kryetarja Sinani ka deklaruar se ky është një postim i papërgjegjshëm duke e shkarkuar menjëherë nga posti i zëdhënësit të kryetares së komunës.
  1. Kryetarja Sinani nuk ka treguar ndonjë kompetenc të përsosur në lidhje me emërimin e personave të kabinetit të saj. Ashtu si zëdhënësi i saj edhe shefi i Kabinetit të kryetarës Driton Bilalli është involvuar në shumë fronte politike që rrjedhimisht cenojn detyrën e tij në këtë post. Posti i shefit të kabinetit jo rastësisht cilësohet si posti më i rëndësishëm pas kryetarit shikuar në detyrat dhe aktivitetet që përmban ky post. Shefi kabinetit ka përgjegjësi që t`i organizoj aktivitetet e kryetarës ashtu që ajo të koncentrohet në udhëheqjen e saj (liderizëm). Ndërsa shefi i shtabit me prononcime politike është prapa skenave ashtu që mos të denigroj, komplikoj dhe tërheq fokusin e aktiviteteve dhe strategjisë politike të kryetarës në anën e gabuar. Bilalli ka qenë gjatë tërë kohës i angazhuar në “prononcimet” e tija konspirative/perçarëse nëpërmes rrjetit social facebook. E tëra ka filluar vetëm një ditë para se të fillojë postin e shefit të kabinetit, duke akuzuar ish-partnerin qeverises dhe kryetarin e APN-së si po i “stopon” investitorët vetëm pse po i rrezikohet pushteti. Në raste të shumëta Driton Bilalli nga zellëshmëria e tij është prononcuar sëpari në faqen e tij private në facebook, para se të marrë kryetarja e Komunës ndonjë qëndrim zyrtar. Kjo ka nënvlerësuar personalisht kryetarën e Komunës Sinani duke hapur spekulime se kush ka postin e Kryetarit të Komunës? Bilalli nuk ka kërsyer kurrë gjuhën e ulët linçuese duke i quajtuar këshilltarët oponente si “këshilltarja tu u rritë” duke degraduar fizikisht femrën në rolin e këshilltarës vetëm pse ka kritikuar kryetarin e tij Riza Halimin. Ai ka cilësuar hapjen e kompanisë prodhuese “Solid” si përallë e cila nuk duhet të zgjatej edhe më shumë, në rastin tjetër ka linçuar familjen e kryetarit të APN-së Shqiprim Arifi. Sipas tij Riza Halimi ka pasur fronte politike me politikan shtetërore ndërsa Arifi sëbashku me vëllaun e tij paskan qajtur e dënesur deri në Vranjë dhe Vranjska Banjë. Ai ka postuar edhe konspiracione duke quajtur Arifini bashkëpuntor i Vuçiqit etj. Pushteti i kryetarës Sinani është i suksesshem aq sa është i suksseshem shefi i shtabit të kryetarës. Driton Bilalli edhe pse si “tifoz” i përjetshëm i kryetarit Riza Halimi dhe PVD-së; ai në postin e shefit të kabinetit është një dështim i paparë ndonjëherë në pushtetin lokal. Agjenda e tij e spikatur me papjekuri politike e zhytur në amulli konspirative dhe një inkompetenc të theksuar ka degraduar postin e shefit të kabinetit.
  1. Gafa e pushtetit lokal ka ardhur tek rasti “Bari i verdhë në fushën e sportit në Preshevë”. Presheva.com ka publikuar informacionet lidhur me çmimin e barit të fushës sportive si dhe një papërgjegjësie e Komunës lidhur me mirëmbajtjen e saj. Ky fakt ka shtyrë që kryetarja e Komunës të lëshojë dy komunikata ku quan presheva.com shpifës dhe gjendjen katastrofale të fushës së renovuar ka fajësuar ish partnerin e saj qeverisës APN. Në pjesën e dokumenteve të publikuara nga komuna “çuditërisht” nuk ishte dokumenti i punëkryesit “Saba Bellça” ku shihet qartë se ai tani më dorëzon projektin dhe mirëmbajta e fushës është detyrë e investitorit gjegjësishtë Komunës. Komentet kritike të qytetarëve në webfaqen e komunës në Facebook, janë shlyer si në shumë raste tjera. Ndërkaq vetëm pak ditë pas publikimit të rastit në presheva.com janë parë makinat duke ujitur fushën e sportit. Bari i stadionit” ishte objekt qesharak dhe argëtues i postimeve të qytetarëve të Komunës në rrjetin social facebook. Në analet historike të pushtetit lokal ky rast do të hyjë si rast më komik që është zhvilluar në historinë e Komunës së Preshevës.
  1. Emerimi i zv.kryetarit të Komunës Reshat Neziri pas 75 ditëve në pushtet si dhe tentim-shkarkimi i tij vetëm në seancën e radhës për t`i plotësuar numrat e këshilltarëve për korum.
  1. Për të arritur numërin e këshilltarëve lojal të PVD-së, është detyruar drejtori i TVP-së Shenur Jahiu të japë dorëheqje nga posti i tij për tu kthyer përsëri në mandatin e këshilltarit të Kuvendit. Kjo ka hasur në kontradikta në seancën e kuvendit komunal lidhur me emërimin e drejtorit të ri në këtë institucion. Opozita ka kritikuar se ndërkohë patën kaluar disa javë ku drejtori ka nënshkruar dokumente zyrtare edhe pse nuk ishte më në atë postë.
  1. Dorëheqja eish-zv.kryetarit Xhelal Memeti më 12 qershor 2017 nga të gjitha postet dhe funksionet e PVD-së. Sipas tij pushteti i kryesuar nga PVD-ja mbahet vetëm me Premtime dhe Hipnotizime, duke shtuar se pushteti aktual është njollosje për qytetarët dhe nuk ka kurrfarë programi që mund të rezultoj në progres. Memeti ka quajtur pushtetit aktual si katastrofal dhe si i tillë duhet të largohet.
  1. Këshilltari i Kuvendit Komunal nga subjekti i PVD Xhemail Fazliu me një komunikatë të lëshuar më 17.06.2017 ka bërë të ditur largimin nga të gjitha funksionet e PVD-së dhe mbetja e tij si këshilltarë i pavarur. Sipas Fazliut PVD-ja në një periudhë të shkurtë në pushtetin e Komunës së Preshevës ka pasqyruar qartë se i peshon më shumë interesat e një klani të ngushtë lojal të kryetarit Halimi se sa interesat e qyetarëve të Komunës së Preshevës. Këshilltari Xhemail Fazliu ka shfaqur indinjatë të thellë rreth punësimeve partiake, korrupsionit dhe pazarlleqeve të kryetarit Riza Halimi i cili sipas tij kanë shantazhuar strukturat e PVD-së dhe në përgjithësi Komunën e Preshevës si kurrë më parë.
  1. Tekstet mësimore që perdoren në shkollat e fillore dhe të mesme nuk kishte ndonjë prioritet të theksuar.  Në fillim të shkurtit 2017 është njoftuar për media se janë arritur marrëveshjet në parim që tekstet mësimore të vijnë nga Shqipëria. Abetarja e cila botohet në Tiranë sipas deputetit Fatmir Hasani kanë arritur nga Shqipera.
  1. Kontradita lidhur me pushtetin qendror në Beograd. Mbeshtetje të qeverisë së Serbisë edhe pse partia udhëheqjse në pushtet PVD ka ftuar për bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale. Kryetarja Sinani ka potencuar për mediat shqiptare në fund të muajit mars se të drejtat e shqiptarëve kanë ngelur kryesisht në letër, ndërsa deputeti popullor Fatmir Hasani nga PVD-ja ka votuar për kryeministren e re Ana Brnabic. Hasani ka deklaruar per Top Channel (30.06.2017) se kryetari i serbisë Aleksanar Vuçiq i ka premtuar ndryshime, si dhe qasja e Beogradit ndaj shqiparëve të Luginës së Preshevës ka lëvizur në drejtim të mirë.
  1. Largimi i partnerit qeverisës APN nga pushteti lokal në Preshevë, ka sjellur në gjendje të rëndëKëshillin Nacional Shqiptarë në mungesë të “gishtave” dhe anashkalimit të KK Preshevë në ndërrimin dhe emërimin e këshillave të shkollave.
  1. 1.5 milion Euro të pashpenzuara të buxhetit në fund të qershorit. Kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa në një konferencë për shtyp ka akuzuar rëndë qeverisjen lokale për mos shrytëzim të buxhetit që nga fillimi i vitit, ku sipas tij 1.5 milionë euro janë të pashfrytëzuara nga komuna duke rrezikuar edhe të ardhura e trupit koordinues që janë rreth 100 milionë dinarë.
  1. Zyrja e diaspores e themeluar më 4 maj 2017 sipas ish-zv.kryetarit dhe ish-nënkryetarit të PVD-së dega Preshevë, Xhelal Memeti ishte një farsë nga pushteti aktual pasi nuk kanë shfaqur ndonjë seriozitet dhe nuk është paraparë ndonjë buxhet të veçant për të.
  1. Qendra për punë sociale: Keshilli drejtues i Qendres për pune Sociale ka anashkaluar Kuvendin pasi ka shkarkuar Abdulla Mehmeti nga posti i u.d. drejtor i QPS-së. Ky shkarkim është bërë përkundër faktit se Kuvendi Komunal ka kërkuar nga Këshilli drejtues i këtij institucioni që sëpari të hapet konkurs për emërimin e drejtorit të Qendrës për punë sociale.
  1. Me datë 14 qershor 2017, është konvokuar seanca e V e Kuvendit komunal të Preshevës me 3 pika të rendit të ditës. Opozita ka bojkotuar seancën ndërsa në mungesë të kourumit ka dështuar seanca e V-të.
  1. Dështimi i rebalansit të buxhetit Komunal me koalicionin të ri qeverisës PVD, grupi PDSH, UDSH dhe BDL. Ish zv.kryetari Memeti i ka quajtur humbje kohe dhe një fatkeqësi shumë e madhe për Komunën e Preshevës. Sipas tij „Rebalansi është duke u bërë nga njerëz të cilët nuk janë kompetent”. Kryetarja Ardita Sinani në një prononcim për tv lokal ka deklaruar se rebalansi i buxhetit të cilën ishin duke e punuar nuk është mjaftushme lidhur me pozicionin e zhvillimit ekonomik për ndërmarrësi të vogel prej 4 milion dinarë, dhe se ky nuk është rebalansi i fundit (13.06.17).
  1. Gjendja e rënde kronike e shkollave shqipe në Komunën e Preshevës është theksuar disa herë nga liderët politik në emisione të ndryshme debative. Pas një hulumtimi, kemi publikuar për herë të parë listen e kuadrove joprofesionale në Shkollen e mesme «Skenderbeu» në Preshevë si dhe shkollen fillore «9 maji» në Leran.
  1. Takimet e pushtetit lokal Ardita Sinani (PVD) me deputetin popullor Fatmir Hasani (PVD) dhe kryetarin e Komunes së Bujanocit Shaip Kamberi (PVD), Ambasadori japonez ka vizituar Shtepin e shëndetit lidhur me donacione humanitare. Sinani ka takuar një delegacion arsimor nga Gjirokastra. Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka vizituar Preshevën. Takimi me oden ekonomike të Serbisë. Kryetarja Sinani ka vizituar për nderë të festës së Bajramit KBI Preshevë. Takime me përfaqësues të Fondacionit gjerman Konrad Adenauer.
  1. Takimi i Kryetarës Sinani me përfaqësues të ambasadës japoneze, norvegjeze, çeke si dhe znj. Stelina Nadera shefja e UNDP-së për Serbi në fillim të prillit 2017 ka motivuar kabinetin e krytarës Sinani të publikojë një Komunikat zyrtare me titullin“Problemi i ujit të pijshëm drejt fundit”. Detaje (financimi, programi teknik etj) lidhur me këtë problem dekador me përmasa të rëndësishme jetike për Komunën e Preshevës nuk janë të njohuara për opinionin e gjërë. Ndërsa ditë më parë në rrjetin social kabineti i kryetarës ka dalur me një informatë lidhur me truallin në fshatin Ilincë të bashkëqytetarit Nagip Bektashi, i cili i ka falur Bashkësisë lokale Rahovicë për shfrytëzimin e burimit të ujit të pijshëm. Me 13 qershor është hapur tenderi për punimet e kroit të keq në bashkëpunim me UNDP.
  1. Në fillim të muajit prill është hapur konkurs për projektet e informimit publik në teritorin e Komunës së Preshevës. Kryetarja Sinani ka deklaruar se janë zgjedhur tre persona profesional për të analizuar projektet. Detaje lidhur me zhvillimin e këtij konkursit apo rezultatet nuk janë publikuar.Hapja e Konkurseve për projektet të OJQ-ve, për Subvencione në Bujqësi si dhe për zhvillimin e ndërmarrësisë lokale, për “Ndërtimin e rrugëve, kanalizimeve fekale dhe atmosferike, rrjetin e ujit, rrjetin e telekomunikacionit dhe instalimeve të energjisë në Zonën industriale të Preshevës”. Informata më të hollësishme për opinion lidhur vazhdën dhe rezultatet e këtyre Konkurseve mungojnë.
  1. OKF dhe Komuna e Preshevës ka organizuar pjesëmarrjen e fëmijëve në Olimpiaden e cila mbahet në Mekl të Austrisë.
  1. Presidenti i Serbise Alexandar Vuçiq ka takuardeputetin popullor Fatmir Hasani, kryetarin e PVD-së Riza Halimin, Kryetarin e Bujanocit Shaip Kamberin si dhe Kryetaren e Preshevës Ardita Sinanin. Për fillimin e vitit akademik 2017-2018 për komunen e Preshevës janë siguruar 6 milion dinarë për rekonstruimin gjeneral të shollës fillore „Ibrahim Kelmendi“.Ndërsa nga pushteti i kaluar në koalicioin qeverisës me APN në këtë rast janë prezentuar shuma prej 105 milion dinarë për shkollën fillore.

Në favor të pushtetit lokal nuk kemi krahasur premtimet e fushatës parazjedhore të vitit 2016 me projektet konkrete të inicuara.

Related Articles

Back to top button