“Mashtrimet” e qeverisjes Kamberi me buxhetin e informimit prej 7 milion dinarëve
Në webfaqen zyrtare të komunës së Bujanocit është publikuar procesverbali i komisionit mbi realizimin e konkursit për bashkëfinancim të projekteve për realizimin e interesit publik në fushën e informimit publik në territorin e komunës së Bujanocit për viti 2017.
Në bazë të këtij procesverbali komisioni ka vendosur t’i ndaj mjete 17 mediave me vlerë prej 7 milion dinarë.
Nga ajo që shihet se qeverisja e Shaip Kamberit (përmes komisioni) i ka ndarë mjete të kënaqshme mediave të cilat nuk kanë prodhim të mjaftueshëm por janë të lidhur ngusht me klanin e tij të promovimit dhe marketingut të kinse të qeverisjes së mirë me komunën e Bujanocit.
Portali Informativ Tituli.com ka hulumtuar se buxhet në dy pozicione u janë ndarë të të njëjtave mediave dhe 40% e buxhetit u është ndarë një mediumi lokal elektronik që shumicën e prodhimit medial të programit e ka të huazuar dhe nuk përputhet me interesat e informimit publik në komunën e Bujanocit.
Më poshtë disa fakte të dyshimit për “mashtrim” nga qeverisja e Shaip Kamberit lidhur me ndarjen e mjeteve për informim për një organizatë në dy forma të ndryshme në komunën e Bujanoci, një medium që nuk ekziston fare dhe një medium elektronik me 40% të buxhetit.
- Jetapress: 150. 000 dinarë (themelues : Bashkësia Kulturore Shqiptare-Perspektiva”)
- Perspektiva: 300.000 dinarë (themelues : Bashkësia Kulturore Shqiptare-Perspektiva”)
- Info 017 : 200.000 dinarë (themelues: Qendra për Demokraci dhe Zhvill-Lugina)
- LuginaLajm: 150.000 dinarë (themelues: Qendra për Demokraci dhe Zhvill-Lugina)
- Alternativa Internacionale 100.000 dinarë (Alternativa Internacionale- ueb faqe që nuk ekziston)
- TV Spektri : 2.800.000 dinarë (40 % të buxhetit total)
Ky është procesverbali i publikuar në webfaqen e komunës për ndarjen e buxhetit për mediat: DOKUMENT
Portali Informativ Titulli.com ka kontaktuar kryeshefin për veprimtari shoqërore pranë administratës komunale Agim Hasanin për të kuptuar se në bazë të çfarë kriteri u janë ndare mjetet për TV “Spektri” 40% të buxhetit total dhe a ka bazë ligjore për ndarje të mjeteve për të njëjtën organizatë në dy forma të llojit të medias.
Hasani i tha Titulli.com se ai nuk ka marrë pjesë në mbledhje të komisionit dhe se përgjegjës janë anëtarët e komisionit përkatës.
Mediumi jonë provoi gjithashtu të kontaktoj edhe sekretarin e komisionit për ndarjen e mjeteve për Rilind Ramani por ai ishte në pushim veror ndërsa edhe anëtarët tjerë nuk mundi ti marrë në telefon për të sqaruar kriteret e ndarjes se mjeteve.
Në historinë e ndarjes se mjeteve për mediat në komunën e Bujanocit nuk ka ndodhë që buxhetin më të madh ta marrë një medium elektronik dhe mjetet të ndahen për një organizatë në dy forma të ndryshme.
Shqetësimet për ndarjen e mjeteve për informim publik në komunën e Bujanocit do t’i përcjellë edhe në organizatat e ndryshme të medias.
Portali Informativ –TITULLI kërkon rishikimin e ndarjes së buxhetit nga administrata komunale sepse nuk përkon me interesat e përgjithshme të informimit të qytetarëve në komunën e Bujanocit./Titulli.com/