Lajme
Më në fund pushteti lokal mençurohet dhe i merr përgjegjësitë për shpimin e bunarit, për t’a shpëtuar barin e thatë (Foto)
Pas publikimit medial të rastit të barit të stadiumit nga ana e portaleve lokale, pushteti lokal më në fund u mençurua dhe ndërmorri masat për shpimin e bunarit tjetër për nevoja të ujitjes së barit të stadiumit.
Gjatë ditës së sotme vizitorët për Presheva.AL kanë dërguar foto se ka filluar puna për hapjen e bunarit, nuk dihet se a ka pasur ndonjë tender edhe për këtë punë, por ajo që është më e rëndesishmja të paktën në fund u dëshmua që pushteti duhet të jetë i përgjegjshem për obligimet që ka.
Njejtë ka ndodhur dhe me barin e stadiumit, që po të mos ishte aktualizuar nga portalet lokale dhe rrjetet sociale, përveç që do të thahej bari, do të harrohej edhe kush do të ishte pergjegjësi.