Ja cilat dokumente duhet ti keni për të aplikuar në shtesat për fëmijë
Për realizimin e së drejtës në shtesa fëminore shfrytezëues duhet të paraqes këto dëshmi:
1. Çertifikatat e lindjes për të gjithë fëmijët, çertifikatën e kurorës (nga ofiqarija).
2. Çertifikatën e shtetësisë për shfrytëzuesin (nga ofiqarija).
3. Fotokopje letërnjoftimet për të dy prindërit.
4. Vendëqëndrimet për të gjithë fëmijët (nga policia).
5. Vërtetimet e të ardhurave personale për tre muajt e fundit, për çdo antarë të familjes në qoftëse gjendjet në mardhënje të punës.
6. Çertifikata e të ardhurave katastrale për të gjithë antarët e familjes që jetojnë në bashkësi dhe nga sherbimi i të ardhurave (porezit).
7. Vërtetimet nga enti për inkuadrim (birovi), për ata që nuk gjenden në mardhënie pune, si dhe fotokopjet e librezës së punës.
8. Fotokopjen e librezës së shëndetësisë për paraqitësin e kërkesës.
9. Kërkesën e cila me rret në këtë shërbim.
10. Dëshmi për objektin e banimit (madhësin e sipërfaqes së objektit banimit në m2).
11. Vërtetimet shkollor (për ata fëmijë që vijojnë shkollimin).