Deponia, ky kob i zi për Preshevën dhe preshevarët!
Erë mbeturinash të djegura, tym nga zjarrvënia që mbërrin deri në qytet. Dhe ky avaz po vazhdon çdo ditë me rradhë në Preshevën tonë të bukur, në Preshevën tonë “vendlindjen” e të gjithëve.
Heshtja vazhdon tymnaja e kundërmimi s’kanë të ndalur, askush nuk e pengon këtë katastrofë të madhe përveç reagimit të kohë pas kohshëm nga Portali Presheva.AL dhe portalet lokale.
Ata që duhet të mbajnë përgjegjësi, atë e kërkojnë nga të tjerët dhe harrojnë se përgjegjës janë ata që e vunë dhe ata që e lartësuan këtë piramidë kanceri që po troket në dyert e cdo Preshevari.
Dhe është koha e fundit që ti thërasim ndërgjegjes së vonuar,ti themi stop kësaj piramide vdekjeprurëse me hapa konkret duke kërkuar përgjegjësi me emër e mbiemër se nesër do bëhet vonë se do ballafaqohemi me mallkimin e gjeneratave që po vijnë.