Në vend që të hapen e zyrtarizohen pikat kufitare në Dobrosin dhe Breznicë ato po mbyllen
Shkruan: Refik HASANI
Njoftimi që jan bllokuar dy pikat kufitare në fshatin Dobrosin dhe fshatin Breznic të Bujanocit,është lajm jo i mirë.Në muajin korrik kur mërgimtarët tan vijn në pushime e verore dhe kur pikat kufitare Kosovë-Serbi stërgarkohen në Merdarë dhe në vendin Dheu i Bardhë si alternativ mundë të jen edhe këto dy pika kufitare që jan bllokuar qëllimisht.
Bashkpunimi ndërkufitarë, bashkëpunimi në interes të dy anshëm dhe bashkëpunim tjera në të gjitha sferat e jetës jan parakushte dhe standarde për t’u bërë pjesë integrale e BE-së. Beogradi pretendon dhe kërkon që të bëhet pjesë e këtyre standardeve, por i shkel dhe të gjitha këto parime e rregulla të Bashkimit Evropian. Në kohën që do të duhej krijimin e kushteve më të vaforshme për lëvizje të lirë të njerëzve dhe qarkullimit të mallrave, Serbia ende vepron me kutin e vjetër duke mbyll kufijë e duke vendos vetë, këto rregulla që jan vështërsi të komunikimit të njerëzve dhe mbyllje të kufive që është në dëm të këtij rajoni. Në vendë që të hapen vendkalimni të reja e të zyrtarizohen sa më parë si te Kamenica me Medvegjë te vendi i quajtur ,,Te Kapia’’, në fshatin Muhoc të Bujanocit etj, në Dobrosin dhe Breznic herë thuhet jan mbyllur e herë jan bllokuar. Trekëndëshi kufitarë Kosovë-Maqedoni-Serbi shumë më shum do të duhej të ketë pika kufitare se sa që janë aktualisht.
15 korrik 2017