Kamberi: “Normalizimi i marrëdhënieve Beograd-Prishtinë duhet të kaloj nëpërmjet Luginës”
Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, për Radion “Europa e Lirë” ka deklaruar që, nuk ekziston asnjë paralele në mes zgjidhjes së problemeve të serbëve të Kosovës dhe vetëqeverisjeve lokale të jugut të Serbisë, në të cilët jetojnë shumicë shqiptare.
“Nuk ekziston asnjë paralele e zgjedhjis së problemeve në mes të serbëve të Kosovës dhe zgjidhjes së funksionimit të vetëqeverisjeve lokale në tre komunat të jugut të Serbisë; Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me që gjithçka është definuar me ligj, dhe Republika e Serbisë në kuadër të mundësive dhe të aftësive të veta po e bënë të pamundurën, që kërkesat e tre kryetarëve të realizohen” – ka deklaruar Zoran Stankoviq, për Radio “Europa e Lirë”.
Nga ana tjetër, kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka vlerësuar që marrëdhëniet e Serbisë ndaj shqiptrarëve të Luginës së Preshevës, krijon një pozicion të rëndësishëm për serbët në Kosovë.
Kamberi, ka theksuar që “normalizimi i marrëdhënieve Beograd-Prishtinë, duhet të kalojë nëpërmjet Luginës së Preshevës.