LajmeMagazina

Ja cfarë ka shkruar një qytetarë që ka kaluar vendkalimin mes Preshevës dhe Gjilanit

Përveç, vonesës që po shkaktojnë heqja e tabelave RKS dhe vendosja e atyre provuese, kohë e gjatë po humbet edhe me skanimin e të gjitha dokumenteve dhe pagesat.
Sipas qytetarëve, që kanë kaluar sot nëpër pikën kufitare që lidh Gjilanin me Preshevën, pagesat janë më të mëdha, seç është proklamuar në marrëveshje. Përvec 40 euro që kushton TPL plus 5 eurove në ditë për tabelat provuese, janë edhe pagesat për taksën rrugore që po detyrohen qytetarët e Kosovës të paguajnë.
Për më tepër, qytetarët kanë ironizuar me faktin që ‘shtrafsigerat’, apo kaçavidhat, janë duke u dëmtuar nga heqja e tabelave me RKS dhe vendosja e atyre provuese.
Ja cfarë ka shkruar një qytetarë që ka kaluar në pikën kufitare me Preshevën:
` Ju qe po flisni per levizjen e lire, te pakten mos e trumbetoni si nje arritje te madhe!!Gje me poshteruese,nuk kam pare ne jete!!Pervec pritjes,per arsye te radhes se madhe te makinave,per te hyre ne Serbi,duhet te presesh dhe dy ore te tjera.Kjo ndodh sepse procedura e pajisjes me tabela “probne” ,zgjat hic me pak se dy ore e gjysem!!
Duhen skanuar te gjithe dokumentat e mundshem (patenta,siguracioni,leternjoftimi,libreza) me nje skaner qe don 5 minuta per cdo skanim. Pas kesaj,fillojne pagesat. Meqe jemi tek pagesat,duhet thene qe ka nje jotransparence totale sepse pagesat jane shume me shume se sa po thuhet.
Pervec pageses qe behet per tabelat,pra pese euro ne dite,ka edhe dy pagesa tjera.Dy taksa te cuditshme te rruges prej 8 euro dhw tre euro.Pra,te shkosh ne Presheve,qe normalisht don nje ore e ca,me mareveshjen e re,shkon ne tre ore rruge.Kushton rreth 10 euro ne dite,bashke me taksat.
Mbi te gjitha, te ben te ndihesh qytetare i dores se trete.Te ben te ndihesh i fyer i ofenduar, teksa heq tabelat e Kosoves, per te vene ato te serbise.
Kjo pra eshte levizja e lire ,levizje per te cilen po trumbetohet kaq shume. Disa siriane te shkrete,te mbuluar me ca gazeta dhe te shtire ne rruge qe i takova me te hyre ne Presheve,me ben te kujtoj se ka dhe me keq!!!! Rrofte “levizja e lire”`, shkroi qytetari Agon Shaqiri, i cili sot ka kaluar kufirin ne Presheve.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button