Tentativa e fundit për të shpëtuar koalicionin qeverisës PVD, BDL, UDSH, Grupi PDSH
Kryetari i Kuvendit Sami Salihu ka konvokuar seancën e V-të të Kuvendit të komunës Preshevë, vetëm një ditë para shpërtallimit të pushtetit lokal. Kjo është hera e dytë pasi më 14 qershor kjo seancë me tri pika rendi ditës ka dështuar në mungesë të kourimit.
Përveç rendit të ditës, kryetari Sami Salihu kishte propozuar plotësim të pikëve të rendit të ditës ku zëvendës kryetari i komunës Reshat Neziri kishte dhënë dorëheqje nga ky post me rast që ti kthehet mandati i këshilltarit; një tentativë për t`i plotësuar numrat e nevojshëm të kourimit.
Burime jo zyrtare pranë pushtetit lokal, kanë bërë të ditur se dje ditën e diel, kryesuesit e koalicionit qeverisës PVD Ardita Sinani, BDL Skender Destani, UDSH Naser Aziri si dhe grupi PDSH Sami Salihu, janë takuar në objektin e Komunës së Preshevës për të shqyrtuar mundësit për të “shpetuar” pushtetin lokal.
Me konvokimin e seancës së pestë më 22 gusht 2017, njoftohet nga këto burime se është tentativa e fundit për dalje nga kriza e pushtetit lokal. Meqë numrat për mbajtjen e seances nga ana e koalicionit qeverisës ende nuk janë siguruar dhe kjo ftesë shërben si një kalkulim dhe qasje jo-serioze për të taktizuar me situatën e rëndë politike të krijuar nga makinacionet e PVD-së dhe kryetarit të saj Riza Halimi.
Bllokimi i Kuvendit Komunal për tre muaj, do të largoj pushtetin e tanishëm të kryesuar nga Ardita Sinani nga rradhet e PVD-së, dhe do të hapë rrugë për zgjedhje të parakohëshme.