Lajme

Mungesa e ujit të pijshëm në Preshevë i detyron banorët të hapin puse-bunare

Hapja e puseve në Preshevë dhe në fshatrat për rreth shihet si shpresë për qytetarët e rajonit të Preshevës për një furnizim më të rregullt me ujë të pijshëm, pas krizës aktuale të furnizimit me ujë për shkak të rënies së nivelit në rezervat që ka qyteti.

Presheva muajt e fundit po përballet me reduktime më të ashpra të ujit, niveli i ujit në rezervuaret e qytetit është në rënie e sipër për shkak të thatësisë në vend, si pasojë e mungesës së reshjeve atmosferike.

Ky problem që Preshevën e përcjell nga viti në vit banorët e qytetit i ka shtyrë që të fillojnë hapjen e bunarave-puseve që të zgjidhin problemin e ujit njëherë e përgjithmonë.
Sipas informatave nga tereni një numër i madh i bizneseve lokale, dhe banorëve kanë filluar të hapin bunaret. Presheva.AL

Related Articles

Back to top button