Bujanoc: 5 milion dinarë dëmet e shkaktuara në shkollën e mesme “Sezai Surroi”
Nga erërat e forta dhe shiu që ra gjatë ditës së hënë në objektin e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale duke larguar një pjesë të kulmit të shkollës.
Drejtori i këtij institucioni arsimorë Zejni Fejzullahu, tha për Titulli.com se dëmet e shkaktuar mundë të kalojnë mbi 5 milion dinarë.
“Në bazë të komisionit përgjegjës për vlerësimin e dëmeve pranë komunës së Bujanocit, dëmet e shkaktuara mundë të kalojnë 5. 000000 dinarë.”, është shprehur për Titulli.com Fejzullahu.
Ai theksoi se pret zgjidhje të përkohshme derisa të gjendet një zgjidhje e përhershme megjithë atë procesi po zhvillohet në këtë shkollë.
Fejzullahu deklaroi se është në kontakt me projektuesin “Kapa Projekt” nga Nishi për të gjetur zgjidhje të plotë. /Titulli/