Lajme

Komuna e Preshevës dështon, banorëve që u prekën nga stuhia nuk shkon as që ti vizitoj (Video)

Shiu i rrëmbyeshëm i përcjellur me erëra të forta natën e së hënës më datë 12 shtator shumë familje pësuan nga kjo fatkeqësi natyrore.

Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme ishte i menjëhershëm dule mbajtur mbeldhje të jashtëzakonshme për të diskutuar gjendjen e krijuar, mirëpo takime vetëm në sallën e konferencave dhe asnjë veprim në teren.

Në këtë mbledhje u morë vendim që ekzekutivi i Komunës së Preshevës të formojë nje komision të posaçëm që të dal në teren të evidentojë dëmet që janë shkaktuar nga kjo fatkeqësi natyrore dhe të kompenzohen nga Komuna.

Presheva.AL vizitoi familjen Fetahu i cili ka qenë më i prekuri nga kjo ngjarje ku shtalla e tij është rrëzuar komplet dhe janë bërë dëme materiale duke dëmtuar automjetin dhe traktorin.

Ne nga afër pamë që gjendja ishte e njejt siç ka qenë ditën e parë, në bisedë me kryefamiljarin ai për Presheva.AL tha se asnjë zyrtar komunal i vetëm nuk e ka vizituar edhe pse ky iu është drejtuar me kërkesë zyrtare këshillit komunal që ti kompenzohet dëmi që i është bërë.

Sipas fjalëve të kryefamiljarit ai ka rrehur derë më derë mirëpo kam hasur në mos pergjigje dhe askush nuk më ka orientuar, madje ai shkon edhe lartë deri në kabinetin e kryetares Sinani ku nuk është mikpritur mirë.

Komuna e Preshevës në këtë drejtim ka dështuar pasi që edhe pas 72 orëve nuk formuar as edhe një komision për ti evidentuar dëmet që Komuna të bëjë kompenzimin e tyre.

Athua vallë është dashur që të ndodhë fatkeqësia në njerëz që reagimi të jetë i shpejt i Komunës, fatmerisisht nga kjo fatkeqësi nuk ka viktima në njerëz. Presheva.AL

Related Articles

Back to top button