LajmeMagazina

Nga dita e sotme rryma më shtrenjtë për 12 përqind

Në Serbi, nga 1 gushti rryma është shtrenjtuar për 12 përqind, edhe ate vetëm për amvisëri, përderisa ngritja nuk vlen për ekonomi.
Një pjesë e shtrenjtimit të energjisë elektrike, prej 7,5 përqind  është si pasojë e vendosjes së akcizës, të ardhura të cila do të shkojnë në buxhetin e Serbisë, kurse 4,5 përqind Elektroekonomisë së Serbisë.
Shtrenjtimi i energjisë elektrike është pjesë e marrëveshjes së Serbisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) ndërsa ishte planifikuar për 1 prill 2015, mirëpo është shtyrë me propozim të Qeverisë së Serbisë, njofton Titulli.com.
Edhe me këtë rritje, sipas ekspertëve nga kjo fushë, çmimi i rrymës nuk është në një nivel me atë në treg, andaj janë të pashmangshme shtrenjtimet e mëtutjeshme.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button