PD nga sot shtrinë aktivitetin e saj politik edhe në Preshevë (Video)
Pas aktivitetit të saj nga viti 2011, si dhe shtrirjes më 2014 në Medvegjë, duke parë interesimin e banorëve të komunës së Preshevës, si dhe situatën e krijuar politike të shkaktuar nga keqpolitikëbërja, inatet, liderizmit të tepruar që rezultuan me mosfunksionimin total, shpërbërjen e dy qeverisjeve lokale e që rezultuan me shpalljen e masave të përkohshme (jashtëzakonshme, dhunshme) nga qeveria serbe, e duke u nisur nga vendimi i kryesisë së PD-së në Bujanoc, më datë 13.09.2017 ku në mënyrë unanime u aprovua propozim vendimi mbi shtrirjen dhe themelimin e degës së PD-së në Preshevë, sot në mënyrë solemne në prani të shumë simpatizuesve të PD-së u bë promovimi dhe konstituimi i këshillit nismëtar të PD-së, dega në Preshevë.
Kryetar i këshillit nismëtar, dega në Preshevë në mënyrë unanime u zgjodh z. Xhelal Memeti.
Nga sot, Partia Demokratike me seli në Bujanoc bëhet zyrtarisht parti me shtrirje në të tri komunat të banuara me shqiptarë në Luginë të Preshevës.