LajmeMagazina

Mërgimtarët “bllokojnë” Preshevën, qytetarët akuzojnë Komunën (Foto)

Është rritur numri i mërgimtarëve që kan ardhur për pushime në vendlindje. 

Kjo po ndodh edhe në Preshevë, qytet i njohur për numrin e madh të tyre gati në të gjitha vendet e Evropës dhe në vende përtej oqeanit. 
Mirëpo ardhja e tyre ka shkaktuar kaos në këtë qytet, ku edhe përkundër premtimeve ende nuk po realizohet ndonjë projekt më i rëndësishëm infrastrukturor.
Kjo fotografi e shkrepur sot është bë në rrugën “Marshal Tita” ose rrugen kryesore te Presheves, ku qytetarët u deshën të presin për 15 minuta sepse ishte bllokuar gjithçka, disa banorë për portalin Kjo eshte Presheva Jone thonë se kaosi është prezent gjatë tërë ditës. 
Ata kërkojnë nga komuna që të fillojë të rregullojë rrugët, dhe te evitoje kete kaos qe me ardhjen e mergimtareve bllokohet e tërë Presheva. © Kjo eshte Presheva Jone!

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button