LajmeMagazina

Zyra për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc kërkon nga qeveria zbatimin e Rezolutës së vitit 2013

Në një konferencë për media, përgjegjësi i zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Ibrahim Maliqi, ka informuar mediat lidhur me konsolidimin, punën dhe kërkesat që pret nga qytetarët e Gjilanit dhe të Kosovës Lindore dhe nevojat urgjente për të vepruar qeveria e Kosovës. 
Zyra për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, e themeluar nga kryetari Lutfi Haziri, sot është një dritare e fuqishme për banorët e kësaj ane, që të paraqesin hallet dhe problemet e tyre në mënyrë që ato më tutje të drejtohen në instanca më të larta për shqyrtim dhe përgjigje. Me këtë rast Maliqi, ka thënë se kjo zyrë është në fazën e përcaktimit të saktë të kompetencave dhe detyrave për të ardhmen, në mënyrë që si zyrë të luaj rolin e vet në mbështetje të qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore. “Jemi në fazën e përcaktimit të saktë të kompetencave dhe detyrave për të ardhmen, që si zyrë të ketë rolin e saj në mbështetje të qytetarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, për kërkesa të ndryshme, por, primare është pajisja me dokumente identifikimi”, tha Maliqi. Ai me këtë rast ka thënë se vetëm për këtë periudhë kohore këtë zyre e kanë vizituar mbi një mijë qytetarë të asaj pjese, ndërsa, mbi 400 qytetarë kanë bërë kërkesën për zgjidhje të problemit me dokumente të identifikimit. “Kemi pritur mbi një mijë qytetarë dhe mbi 400 kërkesa prej tyre që kanë të bëjnë me zgjidhjen e problemit me dokumente të identifikimit. Si zyrë, në bashkëpunim me lëvizjen Vatra dhe me përkrahje të fuqishme edhe nga kryetari Haziri, përmes Kuvendit Komunal është rekomanduar qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, që të nxirren akte nënligjore – udhëzime administrative, për të krijuar lehtësira procedurale për banorët të cilët kanë problem me dokumentacion”, bëri të ditur ai.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button