Arifi fton subjektet politike në Komunën e Preshevës për bashkëpunim për të mirën e qytetarëve

Kryetari n.d. i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi në një intervistë dhënë televizionit lokal ka ftuar të gjitha subjektet politike për bashkëpunim në interes të qytetarëve të Komunës së Preshevës. Sipas Arifit gjendja kaotike e krijuar në Komunën e Preshevës është rezultat i manovrimeve politike të Riza Halimit dhe të tjerëve që kanë pasur interese të caktuara personale. Arifi ka pohuar se Organi i përkohëshem nuk duhet keqpërdoret nga partitë tjera politke si pjesë e fushatës zgjedhore, por secili prej tyre të japë angazhimin maksimal për përmbylljen e projekteve të aprovuara si dhe pregaditjen e Komunës së Preshevës për zgjedhje të parakohëshme.
Tërheqjen e PVD-së nga organi i përkohëshëm, Arifi e ka cilësuar si një manovrim dhe kamuflim i përgjegjësisë së tyre për dështimin me udhëheqjen e Komunës për 6 muajt e fundit. Arifi ndër të tjera ka njoftuar se për situaten e krijuar në Komunën e Preshevës nuk ndihet fajtorë, pasi APN është larguar nga pushteti nga partneri i tyre PVD, për të bërë koalicion qeverisës me BDL, UDSH si dhe grupin PDSH.
Shqiprim Arifi pas zgjedhjeve të fundit në prill të vitit ishte zgjedhur kryetar i Komunës në koalicion qeverisës APN-PVD dhe është shkarkuar nga ky post në mars të ketij viti pas makinacioneve të PVD-së së Halimit me subjektet tjera politike. Pushteti gjashtë mujorë PVD, BDL, UDSH si dhe grupi PDSH është udhëhequr nga Ardita Sinani (PVD) dhe ka dështuar në mungesë të korumit në Kuvendin Komunal Preshevë. Ish- pushteti është akuzuar disa herë për keqmenaxhim dhe për afera tjera negative.