Skender Destani (BDL) akuzon rende Shqiprim Arifin (APN) /foto/

Kryetari i BDL-së Skender Destani që ishte partner i koalicionit të fundit qeverisës PVD, BDL, UDSH si dhe grupit PDSH-së ka akuzuar rëndë kryetarin n.d. Shqiprim Arifin (APN). Në një postim në rrjetin social Facebook, sipas Destanit ” Po vërtetohet se ajo që kam thënë qysh ne fushaten parazgjedhore se kush është Shqiprim Arifi…”. Kryetari i BDL-së Destani këtë postim e ka bërë pasi është njoftuar se Shqiprim Arifi është zgjedhur kryetar i organit përkohëshem deri në zgjedhjet e rradhës. Pasi një qytetarë ka kundërshtuar postimin e tij dhe ke akuzuar Destanin për nxitje të urrejtjes, Kryetari i BDL-së Destani ka vazhduar postimin për të pohuar se “… une e di ligjin shume mirë dhe sipas ligjit kryetari i komunës udhëheq me organin e përkohëshëm…” duke shtuar se Ragmi Mustafa (PDSH) duhej të udhëhiqte këtë organ apo Ardita Sinani (PVD).
presheva.com ka konfrontuar me këtë postim kryetarin n.d. Shqiprim Arifin (APN), për të komentuar këto akuza. Arifi i ka cilësuar këto akuza si bajate dhe të mërzitshme, pjesë e një sistemi të kaluar presektues. “Mendoj se nuk ja vlenë të hapim polemika me Skender Destanin, i cili është njëri nga përgjegjësit kryesorë për situaten e krijuar politike në Komunën e Preshevës. Unë ftoj qytetarët mos të bien preh e akuzave dhe shpifjeve ordinere të oponentëve politik, të cilët historikisht kanë pasur rastin të tregojn se sa mbrojn dhe përfillin interesat e qytetarëve” ka theksuar Arifi. Sipas tij, ” Destani ishte pjesë e pushtetin lokal në dekadën e fundit në dy koalicione qeverisëse, dhe sa ka punuar për të mirën e qytetarëve të Komunës së Preshevës aq ka marrur faturën në zgjedhjet e fundit, ku ka dalur si parti me rreth 600-700 votues”.
Kryetari n.d. Arifi ka thënë se tani fokusi duhet të përqendrohet përfundimisht në një të ardhme të mirë për Komunën e Preshevës, “Skender Destani dhe të tjerët mos të kalojn në hipokrizi, sepse është vetë Destani i cili është zgjedhur kryetar Kuvendi me votën e anëtarëve të “shtabit të krizës” të pushtetit represiv dhe gjakëpirës të Millosheviqit”. Sipas Arifit shumë shpejt do të dale në pahë “se kush për kend ka punuar, kjo është çështje e një periudhe të shkurtër kohore”. Kryetari n.d. Arifi ka ftuar Skender Destanin (BDL) të mos bëhet pjesë e një grupacioni linçues dhe huliganesk të PVD-së, që për interesa personale hapin akuza të pabaza, për të thelluar perçarjen e qytetarëve të Komunës.
Skender Destani është kryetar i BDL-së që nga themelimi i saj dhe është me profesion mjek pediatër në Shtëpinë e shëndetit Preshevë.
Partia e tij BDL ishte partner qeverisës në koalicionin PDSH, RD dhe BDL të kryesuar nga Ragmi Mustafa (PDSH) si dhe të fundit me PVD, BDL, UDSH dhe grupi PDSH të udhëhequr nga Ardita Sinani (PVD).