Xhelal Memeti: PVD brenda saj ka klan lokalist (Video)

Ish zv.kryetari i Komunës dhe ish-kryetari i PVD-së dega Miratoc Xhelal Memeti në intervistën dhënë televizionit lokal Aldi, ka pohuar se PVD-ja ka brenda saj një klan i cili ka të theksuar lokalizimin. Memeti ka theksuar se “…unë mendoj se ky klan pikërisht është duke shkatërruar subjektin e PVD-së dhe janë destabilizues të dy pushteteve të mëparshme”.
Ai ndër tjera e ka kritikuar kandidaturën e Ardita Sinanit për kryetare të degës së PVD-së në Preshevë dhe ambicjen e saj për kryetarë të Komunës së Preshevës, që sipas tij është ndikuar nga ky klan brenda PVD-së i cili ka programe dhe elemente të lokalizmit.
Xhelal Memeti në postin e zv. kryetarit të Komunës (n.d.) kishte inicuar tërheqjen e “mirënjohjes” dhënë Aleksandar Vuçiq, por sipas tij nuk ka gjetur përkrahje tek pushteti i kaluar i udhëhequr nga Ardita Sinani por edhe nga kryetari i PVD-së Riza Halimi.
Xhelal Memeti ishte kryesues i listës së PVD-së në zgjedhjet lokale të vitit 2016 nga subjekti politik PVD. Ai ka dhënë dorëheqje nga të gjitha postet dhe funksionet e PVD-së, pasi ka akuzuar se Pushteti i udhëhequr nga Ardita Sinani (PVD) është në shkatrrim e sipër të Komunës së Preshevës. Memeti që nga java e kaluar është kryesues i këshillit inicues për hapjen e degës së Partisë Demokratike (PD) në Preshevë.
https://youtu.be/JH2MPf3tyDQ