Është traditë shqiptare që në ditën e martesës, nusen të shkojë ta marrë dhëndri bashkë me familjen e tij nga shtëpia e saj.
Por kjo zakonisht bëhet me vetura, por dhëndri nga fshati Petrovë e Komunës së Shtimes ka vendosur që ta bëjë ndryshe.
Ai nusen e tij ka shkuar për ta marrë me helikopter.
Endrit Ademaj 22 vjeçar, ka një familje kreative për shkak se ideja ishte e tyre.
“Familja kanë propozuar dhe unë pata dëshirë që të bëj diçka më ndryshe”, ka thënë dhëndri.
Ndërsa nusja Arbnesa Dërguti, ka thënë se është befasuar nga iniciativa e bashkëshortit të saj dhe se është nusja e parë në Kosovë që nga shtëpia e saj në ditën e dasmës shoqërohet me helikopter.