LajmeMagazina

Hetohen tre rrjete shqiptare të drogës në Lucern

Gjatë muajve të fundit në Kantonin e Lucernit janë kapur tre rrjete të tregtisë me drogë. Shtatë shitës të dyshuar droge nga Shqipëria, të cilët mendohet të kenë bërë tregti me sasi të madhe drogash të ndryshme duhet të përgjigjen para gjyqit.
Në përgjithësi autoritetet kanë zhvilluar hetime ndaj 30 te dyshuarve, bën ë ditur Prokuroria e Përgjithshme e Lucernit, shkruan nlz.ch dhe transmeton albinfo.ch. Kjo tregti me drogë është zhvilluar nëpër kantonet: Lucern, Solothurn, Aargau dhe Bernë.Me rastin e bastisjeve dhe arrestimeve janë konfiskuar gjithsej më shumë se tre kilogramë heroinë, gjysmë kilogrami kokainë dhe marihuanë. Janë gjetur po ashtu edhe më shumë se 9000 franga para të gatshme që vihen në lidhje me tregtinë me drogë si dhe armë dhe dokumente të falsifikuara identiteti.Në aksionin e parë, në maj të vitit 2014 qenë arrestuar dy shqiptarë (23 dhe 28 vjeç) dhe një portugez (41). Më i riu nga këta qe dëbuar nga Zvicra.Në aksionin e dytë në shtator 2014 janë kapur dy të rinj 24 dhe 27 vjeçarë të cilët dyshoheshin se nga viti 2013 deru në shtator 2014 kanë shitur heroinë dhe kokainë në kantonet Lucern, Soloturn, Argau dhe Bernë, transmeton albinfo.ch raportimet e medieve zvicerane.Ndërsa në një procedurë të tretë, po trajtohet një shqiptar 39 vjeçar i cili është arrestuar në janar të vitit 2015. Ai është kapur në Root të Lucernit me një kilogram heroinë. Ky person ne muajin maj është lëshuar nga burgu dhe është dëbuar në Shqipëri.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button