Kryetari i Këshillit të Kuvendit për Kosovë në Qeveri të Serbisë Milovan Drecun u ka thënë gazetarëve në Kuvend të Serbisë se automobilt nga Kosova mund të qarkullojnë nëpër Serbi me tabela sipas statusit neutral me shenjën KS, se këto tabela janë pranuar sipas marëveshjeve të mëparshme teknike.
Ai ka shtuar se Prishtina tani po dëshiron që për marrëveshje për sigurim t’i lidhë edhe
automobilat të cilët i përdorin tabelat të cilat nuk janë sipas statusit neutral dhe e kanë shenjën RKS (Republika e Kosovës) dhe që këta automobila të qarkullojnë nëpër Serbi gjë që nuk ka qenë objekt i marrëveshjes dhe i bisedave.