Ja çfarë i tha Riza Halimi – Aleksandër Vuçiqit për “Solidin” (Video)
Kryetari i PVD-së, Riza Halimi ditë më parë ka folur ndër të tjera edhe lidhur me kompaninë “Solid” e cila ka investuar në Preshevë. Sipas Halimit “projekti i Solidit” është i manipuluar dhe si i tillë që nga starti i dështuar.
Ai ka pohuar se këtë çështje e ka shtruar edhe tek kryeministri Alexander Vuçiq (tanimë kryetarë i Serbisë), ku ka pyetur ate se “a është normal që një investitor, të investoj kapitalin e vet në një ndërmarrje siç ishte “çiku” për të cilin ka kontratë vetëm 6 mujore, kur e dimë se çeshtja e “çik”-ut është në procedurë gjyqësore?”.
Halimi ka thënë se edhe kryetari i Serbisë Vuçiq është pajtuar se ky investim nuk është i logjikshëm, ashtu që një biznesmen të investoj kapitalin e tij në diçka që është e pasigurt”. Kompania “Solid” nga Suhareka ka kryer javë më parë punimet për rregullimin e hapsirave punuese, që fillimisht janë paraparë rreth 80 punëtorë, ndërsa ky numër mundet të rritet deri në 250 punëtorë.
https://youtu.be/RCBiPlWhywA